Inva Mula, një çmim në “Marie Kraja”

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula, nuk kishte si të mungonte në një festival të përmasave të tilla.
Mula është e ftuara e nderit në Festivalin Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”, i cili u çel të premten mbrëma në Akademinë e Arteve. Pjesëmarrjes së saj në festival i shton vlerat edhe vlerësimi që sopranoja do të japë për konkurrentët. Ajo ka dorëzuar edhe një çmim, i cili vjen në emër të fondacionit të saj “Hi Clasicc”.
Në edicionin e 12-të të festivalit operistik janë të pranishëm tenorë, baritonë, soprano, mexosoprano nga e gjithë bota, të cilët do të garojnë mes tyre për të rrëmbyer çmimin e madh “Marie Kraja”.