Ligji anti-duhan, Taks-Forca në Elbasan nis aksionin

Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan ka ngritur nje grup Taks-Force per te monitoruar zbatimin e ligjit anti-duhan. Sipas drejtorit të këtij organi, Bujar Kllogjeri, aksioni parashikon inspektim ne te gjitha subjektet qe preken nga ky ligj dhe per cdo rast te shkeljes se ketij ligji do te kete penalitete jo vetem per subjektetet, por edhe qytetaret qe nuk e zbatojne ate.
Kllogjeri ka theksuar se masat administrative do te jene te ashpra dhe te patolerueshme.Sipas tij, ligji anti-duhan ne qytetin e Elbasanit nuk ka njohur nje zbatim korrekt perkundrazi jane te shumte bizneset qe nuk e respektojne ate.
Ne keto kushte, ne rast se nga Shendeti Publik do te punohet me rigorozitet atehere edhe masat administrative dhe penalitetet do te jene te shumta ne numer.