E Shtunë, 31 Tetor 2026

Invalidët kërkojnë strehë tek Berisha

Tiranë - Paraplegjikët dhe tetraplegjikët kanë portestuar sot para Kryeministrisë për të tërhequr vemendjen e Kryeministrit, Sali Berisha. Ata kërkojnë t’iu sigurohet strehimi nga shteti si dhe t’iu rritet pensioni. Protesta ka qenë krejtësisht normale, pa incidente dhe nën monitorimin e forcave të rendit.

Personat me karroca, paterica, etj. pjesa më e madhe e tyre të aksidentuar në punë i bënë thirrje kreut të qeverisë të plotësojë kërkesat e tyre. Kjo shtresë prej kohësh kërkon përfitimin e banesave sociale, rritjen e pagesës mujore të invaliditetit, të drejtën e kujdestarisë, shërbimet bazë falas, etj..

Shpeshherë invalidët kanë qenë pjesë e deklaratave elektorale dhe e premtimeve të partive që kërkojnë votës mbështetur në pikat nevralgjike të shtresave në nevojë. Përgjatë 3 viteve të qeverisjes demokrate, Kryeministri Berisha ka bërë vetëm demagogji me këtë shtresë në nevojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›