E Shtunë, 31 Tetor 2026

DArfo vishet me mister, ikën administratori

Burrel-Vazhdon agonia e Uzinës së Ferrokromit në Burrel. Me përjashtim të rojeve, askënd nuk mund të shohësh në mjediset e uzinës. Rreth 120 punëtorët metalurgë dhe administratë janë shpërndarë gjithandej, ose nëpër shtëpi, ndërsa disa mund të jenë brenda, për të bërë ndonjë punë të vogël, seleksionim të kromit a tjetër, edhe pse nuk paguhen.

Një nga ndërmarrjet më të mëdha prodhuese në vend  e marrë me konçension për 30 vjet nga kompania italiane “D’Arfo”, dhe tashmë e nënkontraktuar nga Ital-Crom me drejtues Mario Apoloni nuk po punon. Mësohet se administratori italian është terhequr.

Edhe pse në muajin nëntor të vitit të kualuar  u përurua investimi në një furrë nga ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, që rriti shpresat e metalurgëve se puna do të ishte e vijueshme për ta, gjithçka është fashitur. Më 1 gusht të këtij viti, uzina u mbyll sërish, madje sipas metalurgëve, vetë nënkontraktorit italian, nuk i gjendet adresa, nëse është në Shqipëri apo në Itali. Ata e kanë kërkuar zyrë më zyrë në Tiranë por askund nuk gjendet dhe as ministria apo drejtoritë nuk mundin ta gjejnë se ku ndodhet ai. Nuk dihen arsyet e këtij largimi të mistershëm, kur uzina dhe punëtorët janë lënë të papunë, por nën zë mësohet se kompania nënkontraktore ka patur detyrime si tek Ujësjellësi apo KESH për ujin dhe energjinë e harxhuar por të papaguar, ashtu si dhe detyrime të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›