Majkëll Xhekson, në treg parfumi me kodin gjenetik të këngëtarit
Një parfum për një aromë si ajo e mbretit të popit Majkëll Xhekson. Kompania “My DNA Fragrance”, një nga më të përfolurat për shkak të mënyrës së prodhimit të parfumeve, është vënë sërish në qendër të vëmendjes. Pas prodhimit të parfumeve me kodin gjenetik të Elvis Preslit, Merlin Monro, Napoleon Bonapartit dhe Eduardit IV, tashmë në treg ka dalë edhe një linjë parfumesh me bazë kampionesh nga ADN-ja e Majkëll Xhekson. “My DNA Fragrance”, synon që të afrojë sa më shumë idhujt me njerëzit e thjeshtë, duke u shërbyer një produkt tepër origjinal. Sipas “The Sun”, kompania e ka paguar shumë shtrenjtë një fije floku të Xheksonit. “ADN-ja mund të merret shumë lehtë nga flokët dhe ne po përpiqemi të prodhojmë një kolanë parfumesh me kodin gjenetik të shumë personazheve të njohur”,- shkruan në një deklaratë kompania.
Kjo shpikje është përqafuar menjëherë edhe nga shumë yje të kinemasë.
Merlin Monro, video me aktoren duke pirë marijuanë
Një video e Merlin Monro e papublikuar më parë tregon aktoren amerikane duke pirë marijuanë së bashku me disa miqtë e saj. Bëhet fjalë për një filmim amator të shpërndarë për herë të parë pas 50 viteve. Videoja, pa zë dhe me ngjyra, është blerë nga koleksionisti Keya Morgan për 275 mijë dollarë. Pjesa është shitur nga autori i filmimit, një fotograf që ka kërkuar të mbetet anonim. “Reuters” ka marrë leje të shpërndajë një minutë nga filmimi që zgjat i gjithi katër minuta. Pronari i ri ka bërë të ditur se të drejtat e autorit do të shiten në “eBay” gjatë javës së ardhshme.
3 Dhjetor 2009