“Invalidët prej muajsh pa shtesa”
15/12/2009 Deklarata e deputetit Beqja
Deputeti i PS-së akuzoi qeverinë për moszbatim të ligjit
Socialistët ngritën dje shqetësimin e radhës ndaj qeverisë “Berisha”. Në deklaratën e tij deputeti i PS-së Ilir Beqja, duke u fokusuar te situata e vështirë ekonomike, veçoi pikërisht mosrespektimin e detyrimeve për personat me aftësi të kufizuara. Sipas tij, sipërmarrja është në ngërç, ndërsa punësimi është ulur, pasi punëdhënësit janë në vështirësi edhe nga moskryerja e pagesave nga qeveria dhe nuk po japin rregullisht pagat. “Si të mos mjaftonin vështirësitë që qeveria u ka krijuar sipërmarrësve e për rrjedhojë të punësuarve në këto sipërmarrje, prej muajsh qeveria nuk po paguan shtesat për invalidët e punës. Janë 48 mijë invalidë pune, të cilëve nuk u janë paguar shtesat e invaliditetit. Përveç bllokimit të pagesës së shtesave qeveria në mënyrë të paligjshme nuk realizon detyrimin e indeksimit të shtesave, duke ia lënë të gjithë barrën e krizës në të cilën ndodhet vendi që invalidët ta përballojnë vetë”, - vlerësoi Beqja. Madje, sipas deputetit socialist, po në mënyrë të paligjshme qeveria nuk ka zbatuar për disa vjet rresht detyrimin që pagesa e aftësisë së kufizuar të jetë jo më e vogël se pensioni minimal në qytet. “Janë 57 mijë persona me aftësi të kufizuara, që marrin vetëm 9 mijë lekë në muaj. Janë 13 mijë kujdestarë të personave me aftësi të kufizuara që marrin po ashtu vetëm 9 mijë lekë në muaj. Invalidët kanë javë që protestojnë në të gjithë Shqipërinë, por qeveria e Sali Berishës është e shurdhët”, - bëri me dije Beqja.
Imeraj
“Sali Berisha, thuaju shqiptarëve pse ra tuneli i Kalimashit dhe sa duhet të paguajnë! Lëri akuzat e shpifjet sa nga një foltore në tjetrën, bëhu një herë burrë e ik në prokurori e gjykatë, ku të presin 20 padi. Vërteto ato akuza monstruoze që vetëm goja e një njeriu të sëmurë mund t’i shqiptojë.”