Invalidët protestë ekonomike përpara kryeministrisë
TIRANË- Dhjetëra invalidë para dhe tetraplegjikë kanë vijuar edhe sot protestën e tyre para dyerve të kryeministrisë me shpresë për të marrë një kontakt direkt me kryeministrin Berisha. Të mbledhur nga shumë qytete të Shqipërisë invalidët kanë ripërsëritur kërkesat e tyre ekonomike drejtuar institucioneve më të larta shtetërore, përfshi këtu edhe institucionin e kryeministrisë, që sipas tyre është direkt përgjegjës për gjendje ne vështirë ku ndodhen
“Kemi dalë në protestë paqësore. Protesta jonë është thjesht ekonomike, ne kërojmë rritjen e karburantit deri në 80 litra në muaj, rritja e pagesës higjeno- sanitare të vejë 30 mijë lekë në muaj, kërkojmë rritjen e pagesës së paaftësisë. Shpresojmë që të na presin në një takim në kryeministrisë”,- u shpreh njëri prej tyre.
Protestuesit nëpërmjet megafonave i kanë bërë thirrje kryeministrit Berisha të mbajë premtimet e bëra, si për rritjen e ndihmës ekonomike të paaftësisë, të pagës së shoqëruesve , por edhe cështjen e strehimit dhe shumë cështje të tjera që mbështeten me ligj, po sipas tyre po shkelen nga e njëjta maxhorancë që i ka miratuar.
“Ka 4 vjet rresht që rroga nuk na është rritur, ka vite që rriten cmimet dhe për ne nuk bëhet asgjë. Duket sikur po tallen me ne. I kërkojmë kryeministrit të zbatojë ato ligje që ka miratuar, asgjë më shumë”,- u shpreh një tjetër invalid.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Invalidët protestë ekonomike përpara kryeministrisë