Te denuarit ne liri. KLD kontroll vendimit te gjykatesve
“De fakto” gjykatat po i lene te lire te pandehurit kur me vendim u japin si mase sigurie “arrest shtepie”. Akuza vjen nga nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, i cili paralajmeroi verifikim te çdo vendimi te tille te dhene nga gjykata, pasi kjo mase nuk zbatohet nga organet kompetente dhe te pandehur levizin te lire. Ai paralajmeroi gjithashtu edhe verifikim te levizje jashte vendit te 150 gjyqtareve, jo vetem nga institucioni i tij, por edhe nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
“Verifikimin dhe zbatimin e arresteve në shtëpi si masa sigurimi pasi ato kanë humbur funksionin dhe zbatueshmërinë proceduriale dhe nuk trajtohen më si kufizim lirie, por në mënyrë të paprecedentë si dhënie lirie de facto, duke deformuar qëllimin e ligjit. Kryesisht ato nuk mbikqyren dhe personat e arrestuar shihen të shëtisin të lirë dhe të qetë në rrugët e qyteteve. Kjo ka deformuar kuptimin e këtij instituti dhe ka kthyer në një burim paligjshmërie dhe përfitimi thjesht dhe vetëm për të përllogaritur periudhat kohore në vuajtjen e dënimit. Diskutimin e një informimi dhe raporti për hyrje- daljet nga shteti në kundërshtim me rregullat e rreth 150 gjyqtarëve” tha Spahiu.
Numri dy i KLD-se e ngre kete shqetesim pasi ne disa raste te perseritura, gjykatat kane vendosur per te pandehurit mase “arresti ne shtepi”, por realisht askush nuk mbikqyr respektimin e vendimit te gjykates.Disa jave me pare me nje vendim “arresti shtepie”, nje person i shpallur ne kerkim nderkombetar per trafikim lendesh narkotike “nuk u gjend” ne banese duke shkelur vendimin e gjykates.
Denada Shkodrani