E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacion antidroge. 4 te arrestuar me 40 kg kanabis

Uniformat blu të kryeqytetit kanë arritur të përmbyllin me sukses operacionin e koduar “Tre Urat” gjatë të cilit është sekuestruar sasia prej 40 kg drogë dhe janë vënë nën pranga katër shtetas.

Ne nje deklarate te posacme per shtyp u be me dije se 4 personat jane Gëzim Jonuzaj i moshës 53- vjeç, Qazim Daci 67- vjeç, Agron Garuja 36- vjeç dhe Artur Garuja i proceduar më parë në Greqi për trafikimin lëndësh narkotike. Ndalimi i tyre u be ne aksin Korçë- Erseke ndersa lenda narkotike ishte ambalazhuar ne bagazhin e automjetit te tyre.

“Kjo sasi e konsiderueshme lënde narkotike u gjet në bagazhin e automjetit tip Audi me targe TR 6015 I në pronësi të shtetasit Agron Jonuzaj, ndërkohë që gjatë kontrollit të banesës së tij në fshatin Ibë e Sipërme u gjendt 2 kg e ndarë në porcione e destinuar për tregun e brendëshëm në Tiranë, si dhe një peshore elektronike e cila shërbente për peshimin dhe ndarjen e porcioneve të mësipërme” tha Alma Katragjini, zëdhënëse e policisë së Tiranës.

Sipas te dhenave te policise lend a narkotike do te trafikohej ne rrjetin Tiranë- Pogradec –Korçë- Ersekë me destinacion final Greqinë.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›