E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, zbardhet vrasja e pasticierit shkak hakmarrja

VLORË- Një 52-vjecar është qëlluar me thikë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Spitalin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme në vendin e quajtur tregu i Orizit, në pasticerinë e 52-vjecarit. Policia ka identifikuar autorin Alfred Feta 42-vjec banues në lagjen Cole.

Autori ka dëshmuar në polici se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrjeje. Sipas tij, vajza 6-vjecare e Alfred Fetes ka vdekur si pasojë e një helmimi, pas konsumimit të një ëmbëlsire në pasticerinë e 52-vjecarit.

Ky i fundit është goditur disa herë me thikën që mbante në banak, duke i shkaktuar plagë të rënda. Ai nuk ka mudnur të shpëtojë si pasojë e plagëve të marra.

(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›