Invalidët, vitin që vjen trajtim ndryshe
Vitin që vjen personat me aftësi të kufizuara do të trajtohen sipas rëndesës së sëmundjes. Këtë bëri me dije dje, drejtori i Drejtorisë së Politikave Sociale në Ministrinë e Punës Nexhmedin Dumani. Deklarata u bë në hapjen e javës për promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Kjo në kuadrin Ditës Ndërkombëtare të kësaj kategorie, që është sot. “Sapo është përfunduar një studim për të filluar një proces të ri, me qëllim rivlerësimin e aftësive të kufizuara, për ta detajuar sipas rëndesës së sëmundjes dhe për ta kaluar këtë proces tek komisionet mjekësore, në varësi të shërbimit social shtetëror”, tha Dumani. Ai nënvizoi se qeveria këto ditë ka përfunduar statusin e veçantë të personave me aftësi të kufizuara, që deri tani nuk mbulohen me këtë status. Sipas drejtorit të politikave sociale këto dy dokumente, do të kalojnë në Parlament për miratim në fillim të viti 2009.