E Diel, 1 Nëntor 2026

Ryshfeti për 1 mijë metra tokë, burg pa afat hetuesit të Durrësit

 

TIRANE – Gjykata e Tiranës vendosi të mbajë në burg deri në përfundim të hetimeve ish-hetuesin e Prokurorisë së Durrësit Thoma Marina, i arrestuar me akuzën e korrupsionit pasi mori 10 mijë euro ryshfet nga një qytetar. Togat e zeza, duke vlerësuar edhe provat dhe faktet e grumbulluara nga Njësia Task-Force Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës, vendosën masën e sigurisë “burg pa afat”, ndaj ish-oficerit të Prokurorisë së Durrësit. Ai mësohet se nuk ka mbajtur asnjë qëndrim ndaj akuzave të ngritura ndaj tij. Burime zyrtare nga hetimi pohuan dje se ish-hetuesi i Prokurorisë së Durrësit ka marrë dhjetë mijë euro ryshfet rreth orës 10 të datës 28 nëntor 2008. Pagesa është bërë në një lokal në zonën e plazhit nga pronari i një sipërfaqeje prej 1 mijë metra katrorë tokë. Rreth dhjetë vite më parë, ai kishte blerë tokën e cila ishte zënë në vitin 2007 nga ndërtimi i dy vilave. Pasi ka konstatuar këtë fakt, pronari ka bërë denoncim në Prokurorinë e Durrësit ndërsa dosja është hetuar nga oficeri që ra në pranga. Me qëllim që ai të artikulonte dosjen, në mënyrë të tillë që ndërtimet në tokën e tij të konsideroheshin të paligjshme, pronari i tokës i ka dhënë 10 mijë euro ryshfet hetuesit ndërsa skena është filmuar në çdo moment të saj. Hetimi filloi pas denoncimit të bërë nga pronari i tokës, i cili kuptoi se oficeri po kërkonte para për të çuar çështjen deri në fund.     tr.so

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›