Studentët kërcënojnë me grevë
Studentët e Juridikut dhe Shkencave Sociale kërcënojnë më grevë urie. Pas pezullimit të mësimit në godinën e plasaritur, atyre nuk u është dhënë asnjë zgjidhje nga Ministria e Arsimit. Një pjesë e tyre kanë protestuar dje përpara këtij dikasteri, duke kërkuar zgjidhje sa më të shpejtë. “Rrezikojmë të mbetemi deri në shkurt pa mësim, madje të humbim tërësisht vitin akademik. Kjo tregon se i gjithë arsimi në vendin tonë është në krizë. Pasi kur qenka e pamundur të na sigurojnë disa ambiente provizore nuk mund të pretendojmë asgjë tjetër”, shprehen studentët. Edhe pse paguajnë një tarifë vjetore prej 30 mijë lekësh, këto para nuk po përdoren aspak për të rikonstruktuar ambientet e fakulteteve. Studentët kanë kërkuar dje ndihmë nga pushteti vendor dhe ai lokal, që të akomodohen në të tjera ambiente, sepse vetëm kështu ata nuk do të mund të humbasin këtë vit akademik.