Invalidëve u premtohen 35 pika parkimi, institucionet pa vendkalim për këtë kategori

Invalidët po zhgënjehen sërish me një karamele nga Bashkia e Tiranës. Prej shumë kohësh ky institucion i ka premtuar këtyre personave një mbështetje të madhe për hallet që ato kanë. Në të vërtetë ka rezultuar krejt e kundërta. Për vite me radhë bashkia i ka premtuar invalidëve vende parkimi nëpër kryeqytet që ato të kenë se ku të lënë mjete e tyre ose të personave që i shoqërojnë. Dje bashkia bëri të ditur se ka caktuar gjithsej 35 pika parkimi në të gjithë kryeqytetin.
Një numër ky jashtëzakonisht i vogël për të gjithë invalidët ku sërish nuk do të kenë vend se ku të lënë mjetet e tyre e aq më tepër të personave që i shoqërojnë.Madje edhe ky lajm ende nuk dihet se sa i zbatueshëm do të jetë pasi është ende nga ato plane që bashkia i vë dhe i zbaton vetëm në letër se kur vjen puna për ti zbatuar në terren aty ajo harron se çfarë ka premtuar. Por ky nuk është i vetmi problem që kanë invalidët lidhur me parkimin në kryeqytet dhe me rregullat e reja që ka vënë bashkia. Tani ajo i kërkon të gjithë këtyre personave si dhe shoqëruesve të tyre që të jenë të pajisur me një sërë dokumentesh gjë që e vështirëson edhe më tepër punën. Nga tani e tutje nëse një invalid do vend parkimi qoftë për mjetin e tij apo atë të shoqëruesit të tij duhet të mbajë me vete një dosje të madhe me dokumente për ti mbushur mendjen policëve bashkiak që ato janë invalid sikur kjo të mos ishte e dallueshme apo duke guxuar të mos njohin thjeshtë kartelën që ato i klasifikon në këtë kategori. Madje këto dokumente me paturpësinë më të madhe bashkia i kërkon qoftë edhe në autobusët urban për invalidët. Në të gjithë autobusët e linjave urbane është vendosur një letër ku shkruhet një rregullore lidhur me invalidët. Në këtë rregullore bëhet e qartë se të gjithë personat që janë në kategorinë e invalidëve duhet të kenë me vete jo vetëm kartën e tyre por edhe një vërtetim KEMP-i ose origjinal ose një fotokopje të noterizuar. Kësaj i thonë që një invalid të udhëtojë me një doje dokumentesh me vete.
Premtime që nuk dihet nëse do të realizohen ndonjëherë
Dje nga Bashkia e Tiranës është bërë e ditur se sapo ka përfunduar procedurat për pajisjen me autorizim të invalidëve për parkimin në 35 vende pika- parkimi në kryeqytet me një dhe dy vende për mjetet udhëtuese të invalidëve dhe shoqëruesve të tyre. Sipas burimeve pranë Bashkisë, kjo është parë si pjesë integrale e investimeve të saj, që daton që herët në kohën e rikonstruksionit të godinës kryesore të Bashkisë Qendrore, si i pari institucion publik që siguroi akses për personat me aftësi të kufizuar dhe mjetet e tyre. Procedura tani konsiston në pajisjen me autorizim të invalidëve, që shoqërohen nga persona të tretë, automjetet e të cilëve nuk ka rëndësi se në pronësi të kujt janë, por mjafton fakti që shoqëron invalidin, pajisjen me autorizim të shoqatave që shoqërojnë invalidët, automjetet e të cilave duhet të jenë në pronësi ose bashkëpronësi të shoqatës. Të dy grupet e mësipërme, pas pajisjes me autorizim kanë të drejtë të parkojnë mjetet në vend-parkimet e rezervuara, pa pagesë dhe pa kufizim në kohëzgjatje. Vend-parkimet e instaluara në qytet për personat me aftësi të kufizuar janë vendosur në bashkëpunim me shoqatën e invalidëve, pranë spitaleve, kinemave, në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe vende të tjera, të cilat janë më të frekuentuara nga ata. Në fakt ky lajm nuk është se na gëzojnë shumë pasi realizimi i tij dihet që është shumë i vështirë nga ana e bashkisë për të mos thënë i pamundur. Do të ishte gjëja më minimale që ky institucion duhej të bënte lidhur me këta persona si dhe akoma më shumë por në fakt deri më tani nuk e ka bërë. Veç fakti që ky numër i përcaktuar parkingjesh është shumë i vogël këtu ka edhe disa gjëra që të gjithë i bën skeptik. Në momentin që bashkia i premton invalidëve se do tju bëjë të mundur hyrjen në institucione këtu ngecet gjithçka. Ka shumë vite që premtohet një gjë e tillë por deri më tani është bërë e pamundur. Këta persona për shkak të kushteve të tyre fizike fatkeqësisht nuk mund të hyjnë normalisht në një institucion. Ajo që është akoma më e keqe është fakti se këtyre personave nuk ju është bërë e mundur kalimi me anë të një hapësire të posaçme për ta në këto institucione. Madje as bashkia vetë nuk ja ka dhënë këtë mundësi veçse në premtime boshe se në realizim nuk e ka arritur deri më tani. Në Tiranë nuk ka institucione që tia lejojnë kalimin këtyre personave me aftësi të kufizuara dhe bashkia deri më tani i ka gënjyer veçse me fjalë boshe.
Last Updated on Sunday, 05 July 2009 19:58