Gjysmë miliardë euro si kompensim për emrin
Greqia planifikon që të ofrojë një pako ekonomike me një vlerë prej gjysmë miliardë euro për Shkupin, si kompensim për ndryshimin e emrit. Greqia me këtë plan do të tentojë të forcojë pozicionet e saj në negociatat për çështjen e emrit dhe të zvogëlojë presionet që i bëhen asaj nga ana e palës amerikane. Kjo bëhet e ditur nga analisti ndërkombëtarë për çështje ekonomike, Sem Vaknin, i cili thirret në burime të sigurta të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Bëhet fjalë për një pako ekonomike në disa sfera: infrastrukturë, liberalizim të vizave dhe energjetikë. Me këtë do të financohet korridori transportues 10 dhe 8 në Maqedoni dhe projekte të tjera energjetike, me ç`rast Greqia do të jetë bartëse për fondet për Maqedoninë, ka theksuar Vaknin. Gjitha këto do të bëhen për të arritur për të bindur Shkupin zyrtar, që të pranojë ndryshimin e emrit dhe të dakordohet me propozimin Republika Veriore e Maqedonisë. Në kuadër të këtij projekti janë të kyçur edhe ekspertë amerikan por edhe senatorë pro-grek amerikan