Invaliditeti
Një burrë 50-vjeçar kthehet në shtëpi dhe i thotë së shoqes:
-Grua, sot isha te mjeku për vizitën e invaliditetit, dhe sa shkova aty, ai më tha të heq xhaketën, pastaj këmishën, pastaj kanotierën...
-E pastaj? - pyet gruaja
-Lakuriq deri në brez. Mjeku me një të parë më jep 30 për qind invaliditet.
Gruaja shikon nga i shoqi dhe i thotë:
-Të kishe heq dhe të mbathurat more burrë i dheut se do të kishte dhënë me siguri edhe një shoqërues...
Mami e llastuar
Babi, mami dhe vajza tre vjeçe shkojnë në kopshtin zoologjik. Teksa shëtisin shohin elefantin vogëlushja e habitur i thotë mamit:
-Mami, çfarë është ajo gjëja aty poshtë që i është ngritur elefantit?
Mami, e zënë ngushtë, ia pret:
-Asgjë bija ime...
E pakënaqur vajza shkon më tutje, ku ishte babi dhe e pyet:
-Babi, çfarë është ajo gjëja e elefantit?!
Babi si gjithmonë i thotë:
-E pyete mamin zemra, çfarë të tha ajo?
-Mua mami më tha se është asgjë...
-E shoh, e shoh, - ia kthen babi. - Mamaja jote ka filluar të llastohet ca si shumë...
29 Mars 2008