Patchwork-u, të vishesh me modën e “arnave”
Tashmë qepja e copave të vogla në një veshje s’bëhet nga varfëria. Kushdo mund të provojë të stilojë një veshje apo çantë me patchwork
Merita TOÇILA
Paçuork është arti i qepjes së pjesëve të vogla nga copa të ndryshme për të dhënë një të tërë. Po përdor termin anglez, sepse kështu ka hyrë në krijimtarinë e modistëve dhe fjalë për fjalë është bashkim copash me njëra-tjetrën, montim i pjesëve të ndryshme me motive të ndryshme dhe përbërje po ashtu. Dhe kjo copë e re përdoret për mbulesa, veshje dhe sot ka hyrë gjerësisht si krijim artistik. Mund të realizohet me dorë ose dhe me makinë. Edhe pse shpeshherë e quajnë një teknikë e lindur në Amerikë, askush nuk mund ta mohojë që është një art i përdorur nga njerëzit që në kohët e para mbi tokë, atëherë kur i duhej një veshje për mbulesë dhe këtë e realizonin duke bashkuar pjesët e lëkurës së kafshëve për t’ia përshtatur trupit. Në çdo kohë është përdorur nga të gjithë popujt, jo vetëm si shprehje e krijimtarisë artizanale. Me kohë filloi të bëhet më fine si punë dhe në kryerjen e saj angazhohej gjithë familja, sidomos në vendet e ftohta, kur veshje të realizuara në këtë mënyrë duhej të kishte çdo pjesëtar për të përballuar të ftohtin e madh. Sa më shumë persona të angazhoheshin, aq më shpejt mbaronte veshja, sepse paçuorku është një punë që zgjat dhe do një durim të madh. Shekuj më vonë përdorej për të krijuar mbulesat e krevateve, jastëkët etj. Më vonë gratë e përdorën për hobi, duke mbushur kohën e lirë dhe duke krijuar sipas fantazisë, por në periudha të veçanta, sidomos në kohë luftërash dhe krizash ekonomike, iu është dashur ta përdorin nga nevoja (për mungesë të stofrave, kanë qepur pjesë të mbetura të veshjeve të vjetra për të krijuar diçka që plotësonte nevojën e ngutshme të tyre). Sot prezantohet si një rizbulim i krijimtarisë popullore. Jo më si krijim nga nevoja. Në duart e artistëve, paçuorku trajtohet si një vepër e mirëfilltë artistike, e studiuar dhe kuruar me kujdes, madje me materiale nga pëlhura shumë të shtrenjta. Tashmë i është larguar funksionimit vetëm për dhomat e gjumit, por si një element dekorativ që përdoret në veshje dhe në interieret. Dikur te ne, në shumicën e rasteve, ka qenë një punë e realizuar nga nevoja prej mungesës dhe varfërisë. Pak është përdorur si element dekorativ në qytete të veçanta. Paçuorkun edhe stilistët e kanë përfshirë në krijimtarinë e tyre duke e adaptuar secili sipas shijeve. Madje paçuorku është përfshirë dhe në krijimtarinë industriale duke risjellë pëlhura të bashkuara me njëra-tjetrën, tek të cilat mungon sigurisht qepja me dorë ose me makinë e copave, sepse aty ka një copë të vetme, por dizenjimi është i ndryshëm dhe në pamje të parë duket sikur nuk kanë asnjë lidhje midis tyre. Krijuesit luajnë me gamën e ngjyrave dhe figurinat që prezantojnë. Këto pëlhura janë shumë të bukura për t`u përdorur si fustane, funde etj. Deri në fund të viteve `80 edhe tek ne është përdorur shumë paçuork, i njohur ndryshe “punime të imta dhe shumë të imta” të kryera jo vetëm nga individë në mënyrë artizanale, por dhe nga profesionistë në qendra të specializuara artistike dhe shpesh edhe në fabrikat e konfeksioneve, duke realizuar jastëkë, mbulesa (krevati, tavoline), xhaketa, funde, jelekë etj., si një përpjekje për të gjallëruar traditën popullore. Por mundësia për të punuar në paçuork është mjaft e gjerë dhe të jep shansin që të shpalosësh gjithë aftësinë krijuese, si në kombinimin e pëlhurave, ashtu dhe në atë të ngjyrave e diznjimeve. Mjafton të guxohet dhe mund të krijohen jelekë me copa të vogla të qepura me njëra-tjetrën, çanta e shumë të tjera që do të ishin një kënaqësi e veçantë për cilindo që do mbante e përdorte krijime të tilla artizanale.
29 Mars 2008