E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulja e kostos së dollarit, tregjet në protestë

Tregjet globale nuk kanë mirëpritur lajmin që, bankat qendrore kryesore të botës vendosën për të lehtësuar huadhëniet në dollarë, duke shpresuar për të mbështetur një ekonomi globale që është duke kaluar vështirësi si pasojë e krizës së borxhit të eurozonës. Tregjet e aksioneve janë duke zhvilluar një protestë globale ditën e sotme, pas vendimit të bankave qendrore kryesore të botës për të ulur koston e shkëmbimit të dollarit amerikan për bankat, si një përpjekje për të rritur likuiditetin në një ekonomi globale të brishtë. "Veprimi i përbashkët është projektuar për të nxitur një rritje të kreditimit, por në të njëjtën kohë, për të ulur disa nga tensionet në të cilat janë duke vepruar aktualisht linjat e kreditimit", - tha për ‘Associated Press’, Richard Hunter, kreu i aksioneve në Hargreaves Lansdown. "Nëse institucionet tani pranojnë këtë ftesë, një pjesë e madhe e tensionit do të hiqet nga sistemi, si në aspektin e likuiditetit ashtu edhe në atë të gjendjes së tregut. "Përveç masave të tjera, bankat ranë dakord të ulnin koston e shkëmbimit të dollarit me 50 pikë, duke nisur që nga e hëna tjetër.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›