E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investime me paratë e të pasiguruarve

 

Do të përdorin vetë të gjitha të ardhurat dytësore që mblidhen nga pacientët e pasiguruar. Kjo është skema që do të aplikohet në spitalet publike. Nga sa bën me dije Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, ky vendim është i rëndësishëm. Ai pritet të ndryshojë situatën në spitale, pasi do t’u krijohen më shumë hapësira sa u takon medikamenteve, por edhe investimeve e shpërblimeve të mjekëve. Kështu përkatësisht 30 për qind e të ardhurave që do të grumbullohen janë për investime, 40 për qind për mallra dhe shërbim (ilaçe e hoteleri) dhe 30 për qind për shpërblime. Pra veç buxhetit të përcaktuar për pagat, në çdo spital do të realizohet përdorimi i këtyre të ardhurave edhe për të shëndoshur disi financat e bluzave të bardha. Futja e spitaleve në skemën e sigurimeve shëndetësore është një reformë që ka nisur që nga 1 janari i këtij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›