“Kontraceptivët,nuk kanë efekte anësore”
Mungesa e informacionit, paragjykimet e deri diku edhe cilësia e produkteve farmaceutike që ofron tregu, bën që femrat të jenë skeptike për metodat kontraceptive. Mjekët specialistë, duke i konsideruar si mjaft efikase për planifikimin familjar, këshillojnë të gjitha gratë dhe vajzat që t’i përdorin pasi të jenë këshilluar me ta. “Kontraceptivët i ndajmë në dy grupe, në ato hormonale dhe ato jo hormonale. Tek grupi dytë bëjnë pjesë kontraceptivët me një hormon (progesteron) dhe dy hormone (estrogjen-prgesteron). Ato merren në formë pilulash orale”, sqarojnë mjekët. Sipas tyre, është kusht që të përdoren në një orar fiks. Nëse ky orar nuk respektohet atëherë shkaktohen probleme hormonale, që ndikojnë në aspektin psikologjik, pasi prishet balanca hormonale. “Nëse zbatohen këshillat e specialistëve, vajzat dhe gratë do të shohin se jeta e tyre do të jetë shumë më e qetë”, sqarojnë mjekët gjinekologë.