E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investime në zonat me probleme sociale

Masat për uljen e varfërisë dhe mbështetja financiare për familjet në nevojë ishin temat kryesore të takimit mes përfaqësuesve të Ministrisë së Punës dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Përmirësimi i gjendjes së punësimit, lufta ndaj varfërisë dhe parapërgatitjet e aftësive të nevojshme për tregun e punës, ishin në qendër të një seminari dyditor të organizuar këto dy ditë. Qëllimi i këtij seminari ishte diskutimi mbi zgjidhjet alternative për uljen e varfërisë dhe mbështetjen financiare për familjet në nevojë.

Kjo, sipas zv/ministrit të Punës, Kastriot Sulka, do të realizohet në bazë të investimeve që do të bëhen në zonat me probleme sociale dhe duke përfshirë familjet në nevojë në skemën e ndihmës ekonomike. "Drejtimi kryesor për përmirësimin e gjendjes së punësimit dhe luftës ndaj varfërisë është mbështetja e zhvillimit ekonomik të vendit, ku një rol të rëndësishëm luan zhvillimi i biznesit", sqaroi zv/ministri i Punës. Sipas tij, ata duhet të luajnë një rol të rëndësishëm edhe në zgjedhjen e një fuqie punëtore të përshtatshme për nevojat e tregut të punës, si dhe të parapërgatitin aftësitë e tyre për këtë treg.

"Grupi i punës i ngritur për hartimin e Strategjisë së Brendshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, i pari i këtij lloji, do të bazohet në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm, në gjetjet si dhe në rekomandimet e këtij studimi", tha specialistja e punësimit në ILO, Natalia Popova.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›