Kamioni bie në humnerë, vdes punëtori
Katër aksidente të rënda kanë ndodhur dje brenda pak orësh në
zona të ndryshme të vendit. Për pasojë një 42-vjeçar ka gjetur vdekjen, ndërkohë që tetë persona kanë mbetur të plagosur në Fier, Berat dhe Pogradec. Ngjarja e parë ka ndodhur në fshatin Novaj të rrethit të Beratit, ku një kamion që përdorej për transportimin e pllakave të gurit dekorativ në shpatin perëndimor të malit të Tomorit, ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë në greminë. Për pasojë ka humbur jetën punëtori 42-vjeçar, Agron Spahiu, banor i fshatit Pronovik në rrethin e Skraparit dhe janë plagosur rëndë drejtuesi i automjetit, Ilir Qamo, 32 vjeç dhe punëtori tjetër, Lirim Laze. Burimet zyrtare të policisë kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Novaj-Poliçan, në vendin e quajtur "Bari i Butë". Të njëjtat burime sqarojnë më tej se kamioni pa targa, që drejtohej nga 32-vjeçari Qamo, banor i qytetit të Çorovodës, udhëtonte me ngarkesë në drejtim të Poliçanit. Gjatë rrugës ai ka marrë edhe dy punëtorët e firmave që merren me nxjerrjen e pllakave të gurit dekorativ. Nga hetimet e para rezulton, se shkak i këtij aksidenti të rëndë mund të ketë qenë ndonjë defekt i papritur në automjet.
Ndërkaq, vetëm pak orë më pas, rreth orës 06:25 të ditës së djeshme, në hyrje të autostradës Fier-Lushnjë një autobus i shoqërisë së transportit "Interlines" është përplasur me një kamion të tonazhit të rëndë. Për pasojë kanë marrë plagë të rënda drejtuesit e dy mjeteve, ndërkohë që pesë pasagjerë kanë mbetur të traumatizuar nga përplasja. Menjëherë të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të qytetit të Fierit ku mësohet se kanë marrë ndihmën e parë mjekësore e dy prej tyre po mbahen nën kujdesin e mjekëve. Shkak i aksidentit, sipas policisë së qarkullimit rrugor, mësohet se ka qenë manovrimi i gabuar në kthesë që ka bërë kamioni, me targa të Durrësit, DR 5936C me drejtues Selman Nelajn, i cili udhëtonte drejt Vlorës.
Autobusi i linjës Tiranë-Athinë me targa TR7214L, kthehej nga Athina për në Tiranë dhe në momentin e përplasjes kishte rreth 40 pasagjerë në bord, të gjithë emigrantë.
Gjatë paradites së djeshme, si shkak i motit të keq, një furgon me pasagjerë që vinte nga Vlora në drejtim të Fierit ka dalë nga rruga. Drejtuesi i furgonit ka humbur kontrollin dhe makina ka rrëshqitur në asfaltin e mbuluar nga uji. Për pasojë furgoni ka rënë në një kanal. Fatmirësisht nuk janë shënuar të plagosur, por 5 persona janë traumatizuar.
Ndërsa në Pogradec një 58-vjeçar është aksidentuar rëndë, pasi është përplasur nga një furgon. Sh.Sinani nga Pogradeci ka marrë plagë të rënda kur një mjet furgon që lëvizte me shpejtësi e ka përplasur atë të rrugë në hyrje të qytetit. Ngjarja ka ndodhur në orën 07:30 të ditës së djeshme, kur furgoni me targa DR7356E që transportonte pasagjerë në drejtim të kryeqytetit ka shtypur një këmbësor. Sipas policisë, Sh.Sinani, banor i lagjes 1 të qytetit të Pogradecit po shkonte në punë dhe është përplasur me forcë nga mjeti që drejtohej nga Sulejman Malaj, 44 vjeç nga Shkallnuri i Durrësit. Malaj është arrestuar pasi ka rezultuar se ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. 58-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore pranë spitalit civil të Pogradecit, por për shkak të dëmtimeve të shumta trupore më pas është nisur drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës.