Universiteti i Tiranës, si do të shpërndahen kuotat
Maturantët që nuk kanë mundur dot të fitojnë të drejtën e studimit në ndonjë nga degët ku konkurruan, kanë edhe një mundësi të re. Deri në datën 8 nëntor mund t‘i mbajnë shpresa te kuotat bosh, vende të cilat kanë mbetur të paplotësuara si pasojë e mosregjistrimit, apo kalimit të fituesve nga një degë në degën tjetër. Por për të gjithë ata që janë shumë larg me pikët për të nisur studimet në një nga fakultetet ku ende mund të ketë kuota të lira, jepet edhe një shans i fundit. Bëhet fjalë për të ndjekur studimet e larta në sistemin me korrespondencë, njohur ndryshe edhe si part-time. Sipas Ministrisë së Arsimit janë rreth 3 mijë kuota për studimet me kohë të pjesshme, të shpërndara në universitetet kryesore në vend. Ndërkohë që sipas Rektoratit të Universitetit të Tiranës, janë 1740 kuota të propozuara nga fakultetet e kryeqytetit. Ndryshe nga të tjerat, Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka sqaruar se do të pranojë kuota pa limit, por nëse kërkesat do të dalin nga parashikimet, atëherë do të vendosen disa kritere përzgjedhëse.
Shpërndarja dhe pagesat
"Fakulteti i Histori-Filologjisë ka propozuar 600 kuota, Infermieria 480 kuota, Drejtësia 200 kuota, te Shkencat e Natyrës kuotat janë pa limit, Fakulteti Ekonomik ka propozuar 260 kuota", sqaroi zyrtarisht dje Rektorati i Universitetit të Tiranës. Sipas UT-së, janë edhe 150 kuota për sistemin part-time, për sa i takon programit të dytë të studimit, të propozuara nga Fakulteti i Histori-Filologjisë. Për sa u takon pagesave, Rektorati i Universitetit të Tiranës ka sqaruar se nuk do të ketë ndryshime të mëdha. Propozimet lidhur me pagesat që duhet të bëjnë studentët për part-time nuk do të ndryshojnë nga sa kanë qenë edhe vjet. Pagesat nisin nga 50 mijë lekë të reja deri në 1500 mijë lekë. Kjo në varësi të degës së zgjedhur. Sakaq, pritet që propozimet e Ministrisë së Arsimit të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, për ta kaluar më pas relacionin në universitete, që të fillohet aplikimi dhe procedurat e mëtejshme.
Sistemi privat
dhe transferimet
Sipas Ministrisë së Arsimit, numri i studentëve të cilët u ulën për herë të parë në auditorët e universiteteve publike, arrin në 30 mijë, këtu përfshihen si ata me kohë të plotë, ashtu edhe ata me kohë të pjesshme. Numri i përgjithshëm i studentëve në gjithë Shqipërinë, që ndjekin studimet në universitetet publike si dhe ato private, arrin në 120 mijë.
Po ashtu, një numër i madh studentësh shqiptarë vazhdojnë studimet edhe në Maqedoni. Një pjesë e tyre, pas ndjekjes së vitit të parë të studimeve janë transferuar pranë fakulteteve në Shqipëri, kjo në bazë të të drejtave që njeh ligji.
"Së bashku me studentët e viteve më të larta, numri total i studentëve në të gjithë sistemin e arsimit të lartë, pra përfshirë edhe atë privat, parashikohet të afrohet me shifrën 120000 studentë, që do të thotë se ekzistojnë premisat e plota që në vitin akademik 2013-2014 Shqipëria të ketë 150000 studentë", ka deklaruar pak kohë më parë ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Myqerem Tafaj.