E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhufi: "Dosjet", s'marrim pjese ne Komisionin e Verifikimit te Figures

Levizja Socialiste per Integrim nuk do te marre pjese ne komisionin qe do te ngrihet per te zbatuar ligjin e "Dosjeve". Ne nje deklarate per shtyp, nenkryetari i LSI-se, Pellumb Xhufi, njeheresh kryetari i grupit parlamentar, deklaroi dje se partia e tij e konsideron ligjin antikushtetues dhe si i tille, nuk do te marrin pjese ne menaxhimin e ligjit. "Ne jemi nder ata qe shpresojme dhe do te luftojme qe ky ligj te mund te kthehet, duke ndjekur rruget ligjore te metejshme. Jemi nga ata qe kemi votuar me force kunder ketij ligji, ashtu sic kemi votuar edhe disa nga ligjet e tjera qe kane kaluar dhe qe ne mendojme, qe kane qene ne perplasje te drejtperdrejte me demokracine dhe me parimin e ndertimit te institucioneve te shendosha", deklaroi nenkryetari i LSI-se, Xhufi. LSI e konsideron pjesemarrjen ne komisioni si nje problem, te cilin e shohin ne nje kendveshtrimin tjeter dhe ne nje krah tjeter. "Ky eshte nje krah, per te cilin nuk mendojme qe te pergjigjemi, pikerisht sepse e konsiderojme qe eshte nje ligj, i cili nuk eshte ne interes te vendit. Si i tille, nuk mund te marrim pjese ne menaxhimin e ketij ligjit", sqaroi kryetari i grupit parlamentar te LSI-se, si pergjigje ndaj kerkeses se kryeministrit Berisha, per te pasur nje anetar ne komisionin qe do te ngrihet per te zbatuar ligjin e lustracionit. Gjithashtu Xhufi ka bere pergjegjes qeverine Berisha, per procesin e integrimit te Shqiperise. "Pergjegjesia kryesore per procesin e integrimit te Shqiperise, per lehtesimin e regjimit te vizave, ashtu dhe per arritjen e aplikimit te statusit te vendit kandidat per Bashkimin Evropian, qe jane dy nga sfidat me te aferta i takojne ne radhe te pare, qeverise se zotit Berisha", theksoi nenkryetari i LSI-se. D.Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›