PS, te henen "Dosjet" ne Kushtetuese
Partia Socialiste pritet qe te henen, te depozitoje kerkesen e saj ne Gjykaten Kushtetuese per kundershtimin e ligjit te "Dosjeve". Ky ligj, i quajtur ndryshe ligji i lustracionit, hyri ne fuqi, pa shprehjen e mendimit nepermjet firmes, se Presidentit te Shqiperise, Bamir Topi. Pas kalimit te ketij ligjit, megjithese ne heshtje, partia me e madhe ne opozite eshte shprehur kunder miratimit te ketij ligji, duke e cilesuar si antikushtetuese. Per kete arsye, kjo parti ka zgjedhur rrugen ligjore per te depozituar kerkesen e saj ne Gjykaten Kushtetuese. Sipas burimeve brenda grupimit parlamentar socialist, diten e pare te javes, kur do te zhvillohet edhe mbledhja e grupit parlamentar te Partise Socialiste, do te diskutohet mbi qendrimin qe do te mbaje kjo parti, me nisjen e sesionit te ri parlamentar, si edhe do te mblidhen firmat per te depozituar kerkesen ne Gjykaten Kushtetuese. Afati per te ankimuar kerkesen ne Gjykaten Kushtetuese nga ana e Partise Socialiste eshte brenda periudhes se publikimit te ligjit ne Fletoren Zyrtare.
Vetem pak dite pas kalimit te ligjit te pastrimit te figurave, Partia Socialiste, akuzoi zyrtarisht, kryeministrin e Shqiperise, mbi deklaraten e tij se ligji i "Dosjeve" eshte me standarde evropiane. "Sali Berisha genjeu kur tha se ligji i "Dosjeve" eshte me standarde evropiane sepse dy dite me pare, Sekretari i Pergjithshem i KE tha te kunderten", akuzoi dje socialisti Besnik Baraj. Sipas tij, ai genjeu kur tha se prioriteti i tij eshte pajisja me karta, sepse dite per dite po vertetohet, qe qeveria s'ka as plan, as kalendar, as shqetesim maksimal, per kete ceshtje jetike per Shqiperine e vitit 2009. "Kryeministri i vendit genjeu kur tha se ratifikimi i Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit eshte merite e qeverise, sepse MSA u ratifikua fale te gjitha kontributeve ne vite te te gjitha paleve dhe nese u vonua kaq shume, nje nder shkaktaret kryesore eshte vete Sali Berisha, simboli i nje politike te vjeter, qe prej 18 vjetesh i ka lene shqiptaret, jo vetem pa drita, pa uje, pa pune, por se fundmi ua merr taksat per te reklamuar genjeshtrat e qeverise se tij", shtoi ne drejtimin e akuzave per kreun e ekzekutivit, Besnik Baraj. Sipas Kushtetutes, kur kalohet afati 20 ditor brenda te cilit Presidenti duhet te shprehet, ligji konsiderohet i dekretuar dhe hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare. Denis Dedej