E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet e biznesit, në rënie të pandalshme, 65% e kredive përdoret për likuiditetNga TemaNë korrik të këtij viti më shumë se 60% e totalit të kredive që është dhënë për ekonominë kanë qenë kredi për likuiditet, ndërkohë që vjet në të njëjtën kohë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Investimet e biznesit, në rënie të pandalshme, 65% e kredive përdoret për likuiditetNga Tema

Në korrik të këtij viti më shumë se 60% e totalit të kredive që është dhënë për ekonominë kanë qenë kredi për likuiditet, ndërkohë që vjet në të njëjtën kohë sasia e kredive që shkonin për likuiditet ishte rreth 45%. Shqetësimet e pandalura të biznesit në vend prej shumë kohësh, se nevojat për likuiditet janë të mëdha dhe janë në rritje duke vënë në vështirësi gjithë ekonominë, duket se nuk janë marrë në konsideratë aq shumë, por kanë bërë në anën tjetër që gjendja të vijë duke u rënduar. Banka e Shqipërisë njoftoi dy ditë më parë se norma e portofolit të kredive ka rënë me 14%, ndërkohë që vetëm në korrik të këtij viti bizneset shqiptare dhe ekonomia kanë marrë rreth 1, 1 miliardë lekë më pak kredi se sa kanë marrë vjet. Kjo do të thotë se janë dhënë 11 milionë dollarë kredi më pak, ndërkohë që pesha e investimeve në këto kredi është zvogëluar, pasi përdorimi i tyre për likuiditet është rritur thuajse me 15 pikë përqindjeje. Kjo do të thotë se efektet e krizës ekonomike janë përkthyer në një mënyrë shumë të ashpër në këtë tregues të ekonomisë, e cila duhet thënë se me gjithë këto vështirësi ia ka dalë të sigurojë një rritje ekonomike pozitive që llogaritet të shkojë deri në 1%. Vendet e tjera në rajon, si Greqia, Maqedonia, Bullgaria, Rumania, Serbia, kanë më shumë se gjashtë muaj që kanë nisur të kenë rritje ekonomike negative e për pasojë janë në recesion. Por Shqipëria ka patur një specifikë, sepse shpenzimet publike kanë qenë shumë të larta dhe në njëfarë mënyre janë përpjekur të ndikojnë te rritja ekonomike, por kjo gjë është shumë afatshkurtër. Në një ekonomi tregu shpenzimet publike kanë shumë rëndësi, por pesha e sektorit privat në ekonomi është të paktën 3 herë më e madhe dhe rritja ekonomike më së shumti ka kuptim, kur biznesi rrit investimet dhe kur ky i fundit krijon vende pune etj. Investimet e biznesit në Shqipëri kanë rënë qartë duke parë edhe tregues të tjerë, siç janë rënia e madhe e shitjeve, rënia e aktivitetit tregtar, rënia e konsumit etj. Gjithë këta elementë dëshmojnë rënien e investimeve të biznesit. Përdorimi i parave që ai merr hua nga bankat për likuiditet në një masë të tillë, 15 pikë përqindjeje më shumë sesa vjet, është dëshmia më e fortë dhe më e drejtpërdrejtë për rënien e investimeve të biznesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›