E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova përsëri nuk është e qetëNga Anna Di Lellio, “Guardian” Nën “pavarësinë e mbikëqyrur”, të realizuar në shkurt të vitit 2008, Kosova përsëri nuk është e qetë. Arkitektura institucionale, që mbikëqyr Republikën e Kosovës - një përfaqësues civil n

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Kosova përsëri nuk është e qetëNga Anna Di Lellio, “Guardian”

Nën “pavarësinë e mbikëqyrur”, të realizuar në shkurt të vitit 2008, Kosova përsëri nuk është e qetë. Arkitektura institucionale, që mbikëqyr Republikën e Kosovës - një përfaqësues civil ndërkombëtar, misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, dhe misioni i OKB, UNMIK - gjithnjë dukej e ndjeshme. Tash ajo ka filluar të ketë çarje.

Për të parën herë prej marsit të vitit 2004, një pakënaqësi e thellë publike për praninë ndërkombëtare në Kosovë po del në sipërfaqe.

Para pesë vjetësh, trazirat e dhunshme e ridrejtuan frustrimin e përshkallëzuar të shqiptarëve me protektoratin e Kombeve të Bashkuara kundër pakicës serbe. Atëherë, si edhe tani, zyrtarët nuk i kuptuan shenjat e para të tensioneve.

Gjatë javës së fundit, lëvizja “Vetëvendosje” dëmtoi disa makina të EULEX. Shkaku për aksion ishte “protokolli për bashkëpunim policor” ndërmjet Serbisë e EULEX.

Por zyrtarët qeveritarë të Kosovës nuk e mbështetën atë, që ata besojnë se është shkelje e sovranitetit. Këtë nuk e ndihmoi edhe deklarata e ministrit serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, në një intervistë se protokolli tregon se Kosova është Serbi.

Është shumë shqetësuese, që një lëvizje si “Vetëvendosja”, që ishte e përkushtuar për taktika paqësore të protestave, tash e ka përqafuar dhunën. Më shqetësuese është se shumë shqiptarë, që i kishin dënuar aksionet e lëvizjes “Vetëvendosje”, ndajnë të njëjtën pakënaqësi të thellë për praninë ndërkombëtare në Kosovë. Ata e shohin atë si arbitrare dhe jodemokratike. Në Prishtinë, aktivistët e “Vetëvendosjes”, përgjegjës për vandalizëm, janë arrestuar menjëherë dhe me një paraqitje të pazakonshme të brutalitetit policor.

Saktësisht në të njëjtën kohë, në lagjen veriore, Kroi i Vitakut, policia e EULEX nuk ka bërë arrestime ndër turmën e serbëve të tubuar, që sulmuan ndërtuesit e shtëpive të shqiptarëve, të shkatërruara në vitin 1999. Por, jo vetëm kaq. Policia e bllokoi këtë hapësirë dhe e ndali rindërtimin.

Kjo sjellje është e papranueshme sipas të gjitha standardeve. Edhe nëse EULEX mbetet status-neutral, ai ende duhet ta mbrojë të drejtën e refugjatëve për t’u kthyer në shtëpi, siç qëndron në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Por këtë nuk e bën për shqiptarët në veri të Kosovës, për shkak të mungesës së kontrollit në këtë rajon. Përfaqësuesi ndërkombëtar civil dhe UNMIK kanë autoritet vetëm ndaj pjesës jugore të Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›