E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investimet e dështuara të Bashkisë së Tiranës

Bashkia e Tiranës, ashtu siç e ka zakon, edhe ato pak investime që realizon, i bën me karakter afatshkurtër, çka parathotë, se nëqoftëse Bashkia e Tiranës sot investon për rikonstruktimin e një kopshti, shkolle apo çerdheje, pas një viti këto objekte do të vetëkthehen në gjendjen e tyre të mëparshme. Gjatë një inspektimi në këto institucione arsimore, kryesisht në shkolla e kopshte, institucione nën njëfarë juridiksioni të Bashkisë (për disa çështje), sillet si shqetësim kryesor nga vetë autoritetet e sektorit arsimor cilësia e dobët e punimeve, e cila nga ana tjetër vetëpasqyrohet në një koeficent vjedhjesh e shpërdorimesh prej miliona dollarësh. Aktualisht nëpër shkollat dhe kopshtet e Tiranës që s’kanë mbushur akoma një vit nga rikonstruksioni i fundit, ka nisur degradimi, fillimisht duke u shfaqur plasaritjet dhe krisjet në mure e tavane. Vetë mësuesit dhe edukatorët ndihen të shqetësuar, por gjithashtu edhe të habitur nga cilësia e dobët e investimeve të Bashkisë së Tiranës. “Ne jemi shumë të shqetësuar nga plasaritjet në mur dhe në tavan, e njëkohësisht të habitur, sepse shkolla jonë s’ka mbushur vitin qëkur është rikonstruktuar dhe është anormale që këto dukuri të shfaqen në një kohë kaq të shkurtër. Madje në klasat ku plasaritjet dhe krisjet janë më të theksuara, të cilat shfaqin një rrezik akoma më të madh, janë marrë masa nga stafi pedagogjik për braktisjen e tyre dhe zhvendosjen e nxënësve në klasa të tjera”, thekson një mësuese e njërit prej gjimnazeve të Tiranës që për arsye që vetëkuptohen dëshiron të qëndroj anonim. Duke shtuar ajo u shpreh se ky vendim është marrë në mënyrë që të shmangim ndonjë incident si ajo në shkollën “Sami Frashëri”. Nga ana tjetër ne si grup pedagogjik kemi grumbulluar fonde nga xhepat tonë në mënyrë që të rregullojmë këto plasaritje, por përsëri duke qenë se cilësia e materialeve në të cilat është ndërtuar shkolla, është jashtëzakonisht e dobët nuk japin asnjë efekt tjetër përveç efektit “domino”, pra në qofte se rregullohet përkohësisht një klasë nga plasaritjet dhe krisjet, këto efekte nisin të fillojnë në klasa të tjera. Ky shqetësim është ngritur gjithashtu edhe nga vetë prindërit, të cilët kanë kërkuar zhvendosjen e menjëhershme të fëmijëve të tyre në klasa të tjera.
Ndërtimi i shkollave dhe kopshteve në këtë mënyrë është bërë rutinë për Bashkinë e Tiranës, ashtu siç është bërë rutinë që të vidhet buxheti që i akordon qeveria. Mesa duket zotit Rama i leverdis më shumë të “rikonstruktojë” shkolla e kopshte që të duken të cilësisë së lartë gjatë inaugurimeve ku ai shijon lavdinë e vet të përkohshme. Por “jetëgjatësia” e shkurtër e këtyre investimeve na bën të mendojmë se “jetëgjatësisë” së z.Edi Rama si kryetar i Bashkisë së Tiranës po i vjen fundi. është qesharake të shohësh Ramën duke propaganduar lart e poshtë se janë rikonstruktuar kaq e aq shkolla e kopshte kur realiteti flet krejt ndryshe dhe ne një mënyre “degraduese”. Me investime të tilla Bashkia e Tiranës po i kthen keto institucione arsimore në burim rreziku për jetën e nxënësve dhe fëmijëve.
Një tjetër problem i madh mbetet mbipopullimi i gjimnazeve. Edhe në këtë sektor, Bashkia nuk po merr asnjë investim serioz. Aktualisht nëpër kopshtet e Tiranës qëndrojnë 40 fëmijë në një grup, të njëjtën situatë mbipopullimi paraqesin edhe shkollat !Nëse do të ishte ndërtuar të paktën një shkollë ose një kopësht në vit atëherë nuk do të ishte ajo gjëndje që është sot!Mesa duket programi për të investuar në ndërtime shkollash dhe kopshtesh njëherë në vit është zëvendësuar me investime për të organizuar greva dhe protesta.Për sa i përket çështjes së financimit të shkollave Bashkia e Tiranës është konfrontuar me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ,ku kjo e fundit ka hedhur poshtë deklaratat e Eduard Shalsit se Bashkia e Tiranës po i ndërton shkollat vetëm në bashkëpunim me Bankën e Këshillit të Evropës duke theksuar se: "Te gjitha shkollat qe po ndertohen ne kryeqytet qe prej vitit 2006, jane financuar nga nje marreveshje kredie e nenshkruar jo nga Bashkia, por midis Qeverise shqiptare dhe Bankës së Këshillit te Evropës (CEB)", thote deklarata per shtyp. Po sipas saj, "nga kjo marreveshje Bashkia e Tiranes ka përfituar një shumë prej 12.4 milione Euro nga Banka e Keshillit te Evropes dhe nga Qeveria dhe taksapaguesit shqiptare një shume prej 6. 2 milione Euro". Marreveshja e kredise parashikon rehabilitimin e 12 shkollave ekzistuese dhe ndertimin e 7 shkollave te reja. MASH ka bere me dije se me 15 shtator kane qene gati per te filluar vitin e ri shkollor vetem 3, nga 7 shkollat e reja te ketij projekti.Tendera të zhvilluara në rrethana misterioze dhe jashtë të gjithave parametrave të ndërtimit janë këto “sukseset” e Z.Edi Rama.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›