E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina permbyset dhe merr flake, dy te plagosur

Makina del nga rruga dhe permbyset ne shpejtesi, plagosen rende shoferi dhe nje pasagjer. Ngjarja dramatike ka ndodhur mbreme rreth ores 18:00 ne aksin Lac-Lezhe, kur nje autoveture me targa te huaja eshte pare te permbyset befasisht dhe te shpertheje ne flake. Ne vendngjarje kane shkuar forca te shumta policore dhe zjarrfikesit, kurse trupat e dy te demtuarve jane nxjerre me shpejtesi nga te pranishmit, duke u derguar ne spital. Per fat te mire mjeti nuk ka shperthyer, kurse hetuesit mendojne se nje defekt mund te jete bere shkak i ngjarjes dhe perfshirjes nga flaket. Gjithsesi vetem ekspertiza do te zbardhe shkakun e ketij aksidenti, kurse dy te plagosurit, emrat e te cileve nuk behen te ditur, po mjekohen ne Spitalin Ushtarak.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›