Maskat grabisin me arme kazinone
Korce- Persona te maskuar dhe te armatosur grabisin kazinone ne qender te qytetit te Korces. Pasi u kane vene armet ne koke rojes se sigurise dhe administratorit te "Admiral Club", dy te rinjte ende te paidentifikuar nga policia, kane mundur te marrin nga kasaforta xhiron ditore prej 270 mije lekesh dhe te zhduken brenda disa minutave pa gjurme. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 03:00 te mengjesit te djeshem ne Bulevardin "Republika" te qytetit te Korces, por eshte denoncuar pak ore me pas nga administratori i klubit. Burime zyrtare te policise bene me dije se kane shoqeruar disa te dyshuar si kontigjente krimesh plackitjeje e vjedhjesh, por nuk kane ende nje te arrestuar. Gjithashtu hetohet edhe pista e nje ngjarje te sajuar, por vetem provat dhe gjurmet e gishtave do te zbardhin te verteten e grabitjes spektakolare.
Policia vendore konfirmoi ngjarjen dhe beri me dije se preh e grabitjes eshte bere kazino "Admiral", qe ndodhet pergjate bulevardit, ne ndertesen e Shtepise se Ushtarakeve. Sipas rrefimit te administratorit, emri i te cilit mbahet sekret per shkak te hetimit, kur procesi i punes ishte mbyllur dhe klientet e punonjesit ishin larguar, ne kazino ia behen dy persona te maskuar dhe te armatosur, duke u kerkuar t'u dorezohen te gjitha parate e xhiros qe ishin bere gjate nates. Ka qene administratori i kazinose i cili ka bere denoncimin ne polici duke dhene edhe hollesite e nevojshme per karakteristikat e te dyshuarve dhe rrethanat e krimit. Sipas deklarimeve te bera ne polici, duket se grabitesit kane ruajtur momentin kur ne kazino gjendej vetem administratori dhe roja i sigurise, pasi gjithe punonjesit ishin larguar per ne shtepi. Grabitesit u kane kerkuar te gjitha parate e xhiros ditore, duke i kercenuar me pistolete dhe automatik tek koka. Administratori i ka thene policise se se bashku me rojen e sigurise nuk kane reaguar, por u jane bindur urdhrave te grabitesve, duke u dhene gjithe shumen qe ndodhej ne ate moment ne kasaforte. Shuma e denoncuar si e grabitur eshte 270 mije leke. Pas krimit autoret nuk kane demtuar asnje nga dy deshmitaret, duke u larguar me vrap ne rrugicat e lagjes. Burime nga policia bene te ditur se nga ana e administratorit te kazinose, denoncimi eshte bere mengjesin e dites se djeshme dhe policia eshte duke hetuar per ngjarjen. Megjithese jane shoqeruar ne komisariatin e policise disa persona te dyshuar, ende nuk behet i ditur ndalimi i ndonje personi.
Precedenti, grabitja me maska ne sallen e "Shell"
Ky eshte precedenti i dyte i grabitjeve te armatosura te sallave te lojerave te fatit ne qytetin e Korces. Me 28 tetor te vitit te kaluar, kater persona te maskuar dhe te armatosur hyne ne ambientet e salles se lojerave prane karburantit "Shell" dhe duke kercenuar grupin e te rinjve qe po luanin bixhoz ne ato momente, i kane grabitur. Gjate largimit jane konfrontuar me disa prej tyre, duke plagosur tre persona, njeri prej te cileve me rende. Policia e Korces ka prangosur pas krimit tre te dyshuarit kryesore dhe pak dite me pare te katertin e dyshuar.