Investimet e huaja shtysë e fuqishme për shfrytëzimin maksimal të burimeve të naftës në Shqipëri
-Biznesi ndërkombëtar vlerëson klimën jashtëzakonisht të mirë që është krijuar për investimet
Kryeministri Berisha vizitoi sot mjediset e sipërmarrjes së përbashkët Bankers-Albetrol në Patos-Marinzë. Kryeministri Berisha i shoqëruar nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Ruli dhe Drejtuesi i Bankers Ltd Richard Wadworth u takua dhe bisedoi me punonjës të sipërmarrjes.
Duke përgëzuar kompaninë për investimet e mëdha dhe serioze të realizuara në këtë fushë, kryeministri u shpreh se mënyra e shfrytëzimit të naftës prej tyre, i përmbahet standarteve moderne teknologjike, në respekt të plotë të mjedisit dhe përmirësimit të tij.
Kryeministri theksoi se bashkëpunimi Bankers-Albpetrol shënoi një kthesë vendimtare në prodhimin e naftës dhe zbatimin e teknologjive bashkohore. Duke vënë theksin në ruajtjen dhe zhvillimin mjedisit si përparësi absolute, Kryeministri u shpreh se qeveria do të mbështesë fuqishëm përpjekjet e biznesit të huaj dhe atij vendas, për të zgjeruar veprimtarinë prodhuese të naftës në Shqipëri.
Nga ana e tij, presidenti i kompanisë, zoti Richard Wadworth u shpreh se suksesi i kësaj kompanie nuk do të ishtë i mundur pa ndihmën dhe suportin e vazhdueshëm të qeverisë shqiptare. Zoti Wadworth vuri në dukje klimën shumë të mirë të krijuar në favor të biznesit dhe u shpreh se kompania mirëpret bashkëpunimin në të ardhmen.
Bankers Albania është një degë në pronësi të plotë të Bankers Petroleum Ltd, një kompani kërkimi nafte dhe gazi me qendër në Kanada.
Bankers është një ndër kompanitë me standartedet më të larta në të gjithë Shqipërinë dhe me një përvojë të pasur në aplikimin e tekonoligjive të reja bashkohore. Kjo kompani do të dyfishojë prodhimin e naftës në vendin tonë nga 5 mijë deri në 10 mijë fuçi në ditë për vitin 2010.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, Kryeministri u shpreh:
"Kam ardhur sot tek ju për tu përshëndetur përzemersisht për punën e madhe që keni bërë në fushat e naftës, që i keni marrë në përputhje me marrëveshjen me Albpetrolin. Ju përgezoj për investimet e madhe dhe serioze që ju keni realizuar, për standartet teknologjike që ju sollët në shfrytëzimin e naftës, si dhe për standardet ekologjike që ju adaptuat për mbrojtjen e mjedisit dhe permiresimin e tij.
Me te gjitha keto ju jeni bere një shembull frymezues per Albpetrolin, por shpresoj edhe per kompani te tjera te huaja që gradualiasht po i bashkohen me ju, fushave te naftes se Shqipërisë. Kompania juaj së bashku me Albpetrolin shënoi një kthesë vendimtare ne prodhinmin e naftës në Shqipëri, sikunder jam i bindur se teknologjite që ju sollet do ti shërbejnë Albpetrolit per te ndjekur me shpejtesi shembullin tuaj, por unë i vleresoj në mënyrë të jashtëzakonshme standartet që ju sollët në përmirësimin dhe mbrojtjen e e mjedisit. Kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme, për jeten e banorëve të këtyre zonave, per punonjësitr e kompanisë. Fushat e naftës janë të shtrira në shumicën e territorit shqiptar, nga jugu deri në afëersi të Lushnjes.
Fusha të tjera nafte do të zbulohen në të ardhmen. Ruajtja e mjedisit, zhvillimi i tij duhet të jetë përparësi absolute. Ne kemi mëbshtetur përpjekjet tuaja për sukses në Shqipëri. Ne mbeshtesim fuqishëm biznesin shqiptar dhe nderkombetar dhe qëndrojme fuqishëm për të kontribuart në suksesin e tij. Gjatë këtij viti ju bashkohen edhe tre komopani të tjera në fushen e naftës dhe kjo është vetëm për naftën, por nje e vertete e tillë gjendet edhe ne sektoret e tjerë.
Ju keni meriteë se u instaluat në kushtre te veshtira në Shqipëri dhe deshmuat vullnetin e madh për të ndryshuar situatën në fushën e naftës. Investimet tuaja janë të mëdha. Dhe unë kam bindjen se viti 2008 do ti kete me te mëdha frytet e këtyre investimeve. Ne po shkojmë drejt privatizmimit të ARMOS. Unë I kam kërkuar ministrisë së ekonomisë, që të vendosë marrëdhenie të lira tregu mes kompanisë tuaj Albpetrol dhe Armos.Çmimet e bursës duhet jenë udhërrëfyese në këto marrëdhenie. Kjo është në interesin tuaj dhe te Armos, si dhe atij që do ta marrë privatizimim. Tregu duhet respektuar .
Edhe njeherë dua tu pershendes dhe uroj për punën e çmuar që keni bere dhe tu siguroj se qeveria është e vendosur tu mbështese ju në përpjekejt tuaj për zgjerimin e veprimtarisë prodhuese të naftës në Shqipëri."