Kryeministri Berisha viziton tregun privat të prodhimeve bujqësore në Fier
Kryeministri Berisha u ndal sot në tregun privat të prodhimeve bujqësore, në Fier. Tregu me nje sipërfaqe prej 22 mijë metra katror,i cili përfundoi fazën e parë të ndërtimit me vlerë tre milion euro, përmban mjedise të standarteve të larta për tregtimin e prodhimeve bujqësore. Në fazën e dytë të punimeve të tij, pronarët parashikojnë ndërtimin e ambienteve frigoriferike, krijimin e linjës së paketimit, atë të eksportit,etj. Tregu privat i përmasave tepër moderne u jep mundësi edhe fermerëve të qyteteve të tjera të tregtojnë prodhimet bujqësore.
Duke vlerësuar punën e bërë nga pronarët, Kryeministri tha se ngritja e tregjeve të tilla, të cilat menaxhohen më mirë se kushdo nga sektori privat, përbëjnë një lehtësim të madh për fermerët që duan të tregtojnë prodhimet e tyre.
Kryeministri informoi fermerët se së shpejti qeveria do tu vijë në ndihmë me një paketë të re ligjore, e cila do të rimbursojë TVSH-në me 6 për qind. Kjo përqindje që është në mesataren e vendeve evropiane, - u shpreh Kryeministri, do tu jap mundësi fermerëve të përballen më mirë me kushtet e reja të tregut.
Në bashkëbisedimin me ta, ndër të tjera, Kryeministri u shpreh:
"Dua të përgëzoj pronarët e ketij tregu modern, shembull i shkëlqyer i investimeve private në Shqipëri në fushen e tregjeve. Une e përgëzova kryetarin e bashkisë, sepse tregjet me shume se çdo gjë tjetër duhet te jene private, sepse ai i menaxhon me mire se kushdo tjetër.
Ngritja e tyre perben nje lehtesim të madh si per tregtaret, ashtu edhe per fermeret që duan të tregtojnë prodhimet e e tyre. Të rëndësishme janë kapacitet ftohëse, të cilat edhe ky treg do ti zhvillojë më shumë në të ardhmen. Ju degjova lidhur me ankesat për disa çmime të referencës në dogana. Ajo çfarë parashtruan tregtarët ishte që të shihet mundësia e sezonalitetit dhe ne do të përpiqemi që ta shohim atë. Ne do të krijojmë gjithashtu hapsira të reja për fermerët shqiptarë që ata ti shesin prodhime t tyre.
Vizituam pak më parë një fermë bujqësore dhe pronari, i cili kishte bërë një punë të shkëlqyer në pronën e tij, kishte vetëm nje preukupim, nëse do të arrinte ti shiste këto prodhime. Për këtë arsye ka një rëndësi shumë të madhe që këta fermere te gjejne tregun.
Kam kënaqësinë të informoj fermerët shqiptare se se shpejti një pakete e re ligjore u jep nje ndihme shtese atyre, duke u rimbursuar 6 për qind të TVSH-së. Kjo nuk është një shumë e madhe, por u vjen në ndihmë fermerëve. Kjo përqindje eshte ne mesataren e vendeve te Evropes, të cilat e kanë 4 deri në 8 për qind. Kjo u jep mundësi atyre që të përballen me mirë me tregun, duke fituar pak më shumë. Ky është hapi i dytë që ne bëjmë në drejtim të tyre dhe që do ta ndërrmarrim shumë shpejt. Gjithçka është përgatitur dhe do të fillojnë shumë shpejt diskutimet me fermerët, dhe me shoqatat e tyre, për ta kaluar më pas në qeveri këtë vendim të ri."