E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Procesi i përbushjes së të gjitha kritereve për anëtarësim në NATO, është proces i parikthyeshëm

Në fjalën e tij, Kryeministri theksoi se ky dokument është i një rëndësie përcaktuese për marrjen e ftesës në Samitin e Bukureshtit, i cili do të bëjë të mundur, realizimin e projektit më madhor për sigurinë dhe të ardhmen e vendit, atë të anëtarësimit në NATO.

Kryeministri nënvizoi se Shqipëria mori në Bruksel, nga Këshilli i Ambasadorë të Aleancës, vlerësime të mëdha për punën e bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit të cdo lloji. Por, theksoi kryeministri, është shumë e rëndësihme që policia shqiptare, shërbimet inteligjente dhe institucione të tjera të faktojnë cdo ditë e më shumë se ky është një proces i parikthyeshëm dhe se lufta kundër kriminalitetit dhe trafiqeve do të njohë së shpejti stade të reja.

Kryeministri Berisha garantoi se qeveria shqiptare është angazhuar ne përkushtim të madh të ndërmarrë të gjitha vendimet, dhe ti zbatojë ato në mënyrë që të ece e sigurtë drejt këtij procesi në përshtatje me parimin se anëtarësimi bazohet në performancën.

Duke shprehur mirënjohjen për mbeshtetjen politike që i japin Shqipërisë vendet mike, kryemministri theksoi se kjo mbeshtetje duhet të konkretizohet me zbatimin me rigorozitet të madh të të gjitha kritereve dhe standarteve që kërkohen për realizimin e procesit të integrimit për marrjen e ftesës për anëtërësim në Alenacën e Atlantikut të Veriut.

Kryeministri u shpreh se cikli I 9-ntë shtesë, që ministrat e jashtëm të vendeve të Aleancës, përcaktuan në Oslo për vendet aspiruese për anëtarësim, përmban kërkesa, të cilat përputhen plotësisht me axhendën e qeverisë shqiptare.

Gjithashtu, kryeministri theksoi se Cikli i 9-ntë I Planit të anëtarësimit, kërkon që Shqipëria të thellojë më tej luftën kundër korrupsionit, kontrabandës, informalitetit, që është përcaktuese për të bindur të 27 vendet anëtëre se Shqipëria funksionin si shtet ligjor.

Kryeministri përcaktoi se hapat e ndërrmarra në luftën kundër korrupsionit, evazionit, kontrabandës, dhe informalitetit, duhet ti thellohen dhe konsolidohen mbi bazën e shtetit ligjor. “Shqipërisa informale dhe evazive nuk ecën dot drejt hapsirave euroatlantike”, - tha Kryeministri.

Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh:

“Sot KNI mblidhet për të miratuar dokumentin e ciklit të 9-të të planit të anëtarësimit, dokument ky me nje rëndësi përcaktuese për marrjen e ftesës në Samitin e Bukureshtit. Siç është bërë e njohur ne kemi përcaktuar anëtarësimin e venmdit në NATO si projektin më mëdhaor me te shkelqyer për sigurinë dhe të ardhmen e vendit. Në këtë konteks qeveria shqiptare është angazhuiar ne përkushtim të madh të ndërmarrë të gjitha vendimet, ti zbatojë ato në mënyrë që të ece e sigurtë drejt këtij procesi në përshtatje me parimin se anëtarësimi bazohet në performancën. Ne kemi një mbeshtetje të madhe politike dhe u jemi shumë mirënjohës miqve dhe aletaëve tanë, por kjo mbështetje e madhe duhet të konkretizohet me zbatimin me rigorozitet të madh të të gjitha kriterevve , standarteve që kërkohen për realizimin e procesit të integrimit për marrjen e ftesës për anëtërësim në Alenacën e Atlantikut të Veriut.
Cikli i 9 të cilit i referohet ky dokument ishte një cikël shtesë, që ministrat e jashtëm të vendeve të aleancës të mbledhur në Oslo përcaktuan për vendet tona. Në rast se ju referohemi kerkesave të këtij cikli, ato përputhen plotësisht me axhenden e qeverisë sonë. Kështu nga Shqipëria kërkohet intensifikim i luftës kundër krimit të organizuar dhe krimit të të gjitha llojeve. Ata, që ishin së bashku me mua në Bruksel në takimin me Keshillin e ambasadoreve të Aleancës, konstatuan se vlerësimi ishte shumë i madh për punën e bere, por shtrohej pyetja,- A do të jetë ky një proces i parikthyeshëm? Unë mendosj se policia shqiptare, shërbimet inteligjente, institucione të tjera po faktojnë cdo ditë e më shumë se ky është një proces i parikthyeshëm dhe se lufta kundër kriminalitetit dhe trafiqeve do të njohë së shpejti stade të reja. Dhe kjo ka një rëndësi shumë të madhe.

Plani i anëtërsimit në NATO i ciklit të 9-ntë kërkon që Shqipëria të thellojë më tej luftën kundër korrupsionit, kontrabandës, informalitetit, që është përcaktuese për të bindur të 27 vendet anëtëre se Shqipëria funksionin si shtet ligjor. Shqipërisa informale dhe evazive nuk ecën dot drejt hapsirave euroatlantike, ndaj dhe ne me hapat shumë të mëdha që kemi bërë në luftën kundër korrupsioni, kundër evazionit, kontrabandës, në luftën kundër informaliteti , duhet ti thellojmë dhe konsolidojmë mbi bazën e shtetit ligjor.

Anëtarësimi në NATO kërkon që Shqipëria të ketë të garantuar stabilitetin makroekonomik dhe unë mendoj se Shqipëria në këtë rrafsh krahasohet me dinjitet me shumë vende anëtare të NATO-s. Shqipëria është një vend me stabilitet makroekonomik të sigurtë, por ne duhet të vazhdojmë përpjekjet për përmirësimin e tij dhe përpjekjet janë në vazhdim dhe treguesit janë madhor. Lëvizjet e mëdha të uljes së taksave, lëvizjet e mëdha të rritjes së kreditit për ekonominë, të investimeve në tërësi, kanë shkuar paralelisht me konsolidimin e stabilitetit makroekonomik. Në Shqipëri janë ndezur motorrët e shkeputjes reale të madhe të këtij vendi dhe shndërrimit të tij në një nga vendet më tëreheqëse për investimete huaja. Vitin e kaluar investimet e huaja ishin trefishi e mesatares së 10 vjecarit. Ky vit do të jetë akoma më shumëfish. Ekonomia shqiptare është një ekonomi entuziaste , me nje eksport “Made in Albania”, me një rritje prej 35 për qind, në krahasim me vitin e kaluar dhe në këtë shifër janë përjashtuar të gjitha eksportet e mallrave që importohen për rieksport.

Anëtarësimi në Nato kërkon ndryshimin e madh të infrastrukturës së vendit. Në ndërtimin rrugor Shqipëria është një kantier i vërtetë. Me qinra e qindra kilometrra autostrada e superstrada janë në ndërtim e sipër nga veriu në jug. Rrugë të tjera po rikonstruktohen. Mund të them se ka një ndryshim rrënjësor. Shumë të rëndësishme në këtë process janë investimet në sektorin energjitik. Paralel me biliarda dollarë investime nga sektori privat, kryesisht në sektorin energjitik, por edhe atë termo, qeveria ka vendosur në mënyrë përfundimtare se këtë vit dhe çdo vit , do të investojë për të ndërtuar termocentrale. Do ti japë fund politikës 40 vjecare të bazimit në hidroprodhim. Do të shfrytëzojmë cdo pikë uji për energjinë, por do të krijojmë gjithashtu kapacitete më të mëdha, më të fuqishme për prodhimin e energjisë nga burime jo ujore, kryesisht termikë. Filloi TEC në Vlorë. Së shpejti do të fillojnë dy Tece në Fier. Qeveria do të ndërtojë një TEC në Porto Romano. Mbi baza private do të ndertohet një Tec në Elbasan dhe në të gjitha qytet e mëdha do të ndihmohen dhe inkurajohen për të patur TEC-et e tyre. Ne do të bëjë ç’ështe e mundur që të prodhojmë sa më shumë energji nëpërmjet TEC-ve, sikundër do të bëjmë ç’ështe e mundur për të shfrytëzuar të gjitha burimet e tjera energjitike, si diellin, dhe së shpejti do të marrim vendimin në qeveri për ti imponuar të gjitha ndërtimeve, panelet diellore. Së shpejti do të vijnë ligjet për të krijuar të gjitha lehtësirat, sektorit privat në se ai dëshiron të investojë për prodhimin e energjisë me panela fotovoltaike.

Shqipëria mund të bashkohet me komunitetin e vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut vetëm si shtet ligjor dhe demokraci funksionuese. Unë mendosj se përpjekjet e kohëve të fundit kanë qenë shumë serioze në zbatimin e ligjit. Disa tregues në lidhje me imponimin e zbatimit të ligjit janë të krahasueshëm me treguesit në disa prej vendeve anëtare, por këto tregues duhet të njohin nivele të reja. Ka një kthesë rrënjësore në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore pa të cilën nuk ka shtet ligjor real. Kemi diskutuar me Ministrin e Financave dhe atë të drejtësisë. Objektivi duhet të jetë shumë më i madh. Qeveria do të përcaktojë të gjitha fondet për tiu përgjigjur në lartësi. Një tregues është kryesor në veprimtarinë e përmbarimit, është treguesi monetar, i vlerave monetare, i formacioneve monetare që ai detyron në përputhje me vendimet e gjykatave dhe jo numri i vendimeve, megjithëse edhe ai ka rëndësinë e vet. Një mission evropian ka bërë një studim shumë të mirë dhe unë i falenderoj ata. Ka nxjerrë një tregues, i cili më pas u konstatua se edhe vende të tjera anëtare të BE-së e kanë atë të përafërt me ne, por ne duhet ta përmirësojmë edhe më tej sepse detyrimi është që të jetë më i lartë.

Janë shumë të rëndësishme përpjekjet që po bëhen për përmirësimin e kushteve të paraburgimit në Shqipëri. Sistemi I paraburgimit kaloi në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Është një cështje nga më kryesoret e të drejtave të njeriut. Për vite të tëra mbaheshin të paraburgosurit nën ngarkimin e atyre që i paraburgosnin. Po bëhen përpjekje që të ndërtohen qendra të reja paraburgimi në cdo distrikt, në cdo prefekturë të vendit dhe mendoj se ndryshime cilësore ka patur edhe në trajtimin e të paraburgosurve në Shqipëri. Një vendim i ri i qeverisë dhe një studim përcaktoi norma krejtësisht të tjera ushqimore. Për fat të keq ne gjetëm norma tepër të vjetra. Sidoqoftë këtu ka nja hapsirë të madhe.Është e domosdoshme që ne burgjet tona të krijohen kushte më optimale të këtyre institucioneve të vuajtjes së dënimit dhe të punohet drejt krijimit të kushteve për të punuar. Në këtë drejtim ka përpjekje të dukshme nga Ministria e drejtësisë.

Për sa i përket reformës, përshëndet vendimin e djeshëm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kam shumë besim se nën drejtimin e Presidentit Topi, me vullnetin e parlamentit dhe me vullnetin e shprehur edhe nga opozita qartësisht dhe në mënyrë të përsëritur, reformat në drejtësi do të njohin një progress real. Unë jam optimist se drejtësia në Shqipëri do të ketë përmirësime shumë të ndjeshme në funksionionim e saj , sikundër zoti ministrër është e dmosdoshme që të studiohen të gjitha mundësitë për përmirësimin e kushteve të ushtrimit të funksionit nga ana e gjykatësve të vendit. Gjykatësi duhet të ketë të gjitha lehtësirat e nevojshme për të arritur në vendimin më ligjor. Mendoj se me hapin e djeshëm u bë një hap shumë I rëndësishëm në drejtim të trajtimit të mbingarkesës, por nga ana tjetër duhet të fillojmë tu japim mundësitë që gjykatësi të ketë asistencë. Edhe ky është një standart që lehtëson punën e tyre. Ju do të diskutoni me Keshillin e Lartë të Drejtësisë, me presidentin, me gjykatësit, por ne jemi shumë të vendosur të bëjmë përpjekje për të krijuaar kushtet më optimale të veprimtarisë së këtij sistemi vendimtar , përcaktues për funskionimin e shtetit ligjor në një vend të lirë. Shqipëria ka faktuar dhe fakton se është një demokraci funsksionuese dhe kjo është në meritën e saj. Kaloi provën e zgjedhjeve lokale. Kjo provë mund të ishte shumë më e mirë, por një gjë kishte rëndësi shumë të madhe. Rëndësia e kësaj prove ishte kjo se nuk ka patur asnjë raport nga asnjë vëzhgues vendas apo të huaj që të faktojë se qeveria dhe segmentet e saj kanë bërë bërë përpjekje për të ndryshuar rezultate e zgjedhjeve në vend. Nuk është vetëm qeveria aktor në zgjedhje, por më e keqja është kur qeveria shtrin dorën dhe kjo nuk ndodhi. Kjo është një dëshmi e qarë se qytetarët shqiptarë shprehën lirshëm vullnetin e tyre. Unë dua ti siguroj qytetarët se në cdo rrethanë dhe në cdo kohë nga kjo qeveri do të kenë garanci të plota për të shprehur lirshëm vullnetin e tyre. Demokracia shqiptare ishte para një testi të madh të zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Përkushtimi forcave politike, politikanëve , parlamentit qe shumë i madh dhe mund të themi dule vlerësuar edhe njëherë publikisht të gjithë ata që kontribuan në këtë process , nga mazhoranca dhe nga opozita se u bë sipas të gjitha opoinioneve, zgjidhja më e mirë për vendin. U zgjodh personi me mbështetjen më të madhe nga të gjithë qytetarët shqiptarë, një politikan i shkolluar me një frymë të konsoliduar moderacioni.

Anëtarësimi në NATO kërkon thellimin e mëtejshëm të reformave të Forcave të Armatosura. Unë mund të them se ushtria shqiptare është një nga ato institucione që gjatë këtyre viteve ka bërë transformimet dhe reformat më të thella, për të cilat ajo meriton përgëzime të mëdha. Ushtria shqiptare, nga një ushtri e bazuar në një doktrinë paranojake të një vendi bunker, u kthye në një ushtri që shpaloset me dinjitet që bashkëvrpron me ushtritë mëtë shkëlqyera të botës, të ushtrisë amerikane dhe të ushtrive të vendeve anëtare të NAtos, në të gjitha llojet e misioneve. Qeveria ka mbështetur dhe mbështet plotësisht këtë refomë në ushtri. Ndihem shumë I inkurajuar për vendimin tonë që ushtria shqiptare të jetë tërësisht profesionale. Ushtria sic e shihni mer një rol gjithnjë e më thelbësor në kushte paqeje , ndaj dhe ne duhet të vlerësojmë gjithnjë e më shumë , edukimin, stërvitjen , pajisjen, konsolidimin e saj . Vendimi që kemi marrë, për ti përkushtuar nga buxheti i shtetit 2 për qind të GDP, ishte i dhimbshëm nga ana financiare, por ishte një vendim shumë i drejtë, që krijon hapsira dhe potenciale për konsolidimin e reformave të mëdha që ushtria shqiptare ka ndërrmarë dhe për përgatitjen e saj për një rol gjithnjë e më të madh në rritje të bashkëpunimit të Shqipërisë në kuadrin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Kemi nisur një kompani në Herat, që do të punojë me përkushtim që të konsolidojë batalionin. Zoti Ministër është e domosdoshme që pavarësisht nga kostot, trupat shqiptare duhet të jenë me kaskat blu të OKB në zonat ku OKB ka nevojë. Unë këtë premtim ja dhashë sekratrit të Përgjithshëm të OKB në takimin që pata. Ishte shpejgova atij se cili ka qenë shkaku që ka një ngadalësi në këtë mes, për shkak të dërgimit të trupave në Herat dhe ai tregoi mirëkuptim të plotë, por amabasadorët shqiptarë me kaskë blu duhet të shkojnë dhe të vendosen së bashku me paqeruajtësit e tjerë në zonat ku OKB, ka dhe do të ketë nevojë.

Zotërinj ministra, Samiti i Bukureshtit po afron. Ajo cka mund të konsiderohet ose mund të shihet si një distancë disamujore, për ne duhetë të konsiderohet disajavore. Qeveria krijoi koordinatorin kombetar. Me këtë rol, me këtë post qeveria ka krijuar një lloj sekretariati teknik për të nxitur së bashku me të gjithë drejtoritë tuaja , përgjigjen në kohë reale ndaj të gjitha detyrimeve tona ndaj ciklit të 9-të. Ministria e Jashtëme është në krye të procesit të integrimmit Euroatlantik. Ministria e jashtëme po shumfishon përpjekjet në një lobing të fuqishëm në 27 vendet anëtare për një avokati të përpjekjeve të ndershme dhe serioze të Shqipërisë, për të merituar ftesën së bashku me dy vendet mike, Kroacisë dhe Maqedonisë në Samitin e Bukureshtit."

 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›