Skandali i videos greke, protestë në Shkodër

Qindra studentë, të rinj e banorë të Shkodrës, u mblodhën sot në një protest paqësore para Universitetit "Luigj Gurakuqi" duke kundërshtuar thirrjet dhe këngët antishqiptare të mbajtura gjatë paradës së ushtrisë greke në Athinë.
Protesta e sotme në Shkodër pason reagimin e qytetarëve dhe shoqërisë civile pas protestave të zhvilluara para ambasadës Greke në Tiranë, protestave të zhvilluara në Durrës nga studentët e Universitetit të këtij qyteti si dhe reagimeve të qytetarëve në Burrel.
Gjatë protestës së sotme në Shkodër, studentët mbanin në duar pankarta kundër racizmit të demonstruar nga ushtria greke me anë të thirrjeve "do qepim rrobat me lëkurën e shqiptarëve".