E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve shqyrton sot raportin e ILDKP

TIRANE- Komisioni parlamentar i Ligjeve do të shqyrtojë sot raportin vjetor të Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive. Raporti u dorëzua pak kohë më parë dhe sot do të zhvillohet seanca dëgjimore me kryetarin e këtij institucioni, Adriatik Llalla. Ndërkohë, sipas raportit vjetor, 1042 deklarata të pasurisë së zyrtarëve rezultuan me probleme, pasaktësi, mungesa, gabime etj. "Gjatë periudhës Janar - Dhjetor 2009, si rezultat i përfundimit të procesit të dorëzimit të deklaratave të interesave private, Inspektorati i Lartë ka administruar gjithsej 4964 deklarata të interesave private", thuhet në raportin e ILDKP.

"ILDKP në përfundim të hetimit administrativ, ka dërguar në organin e prokurorisë kallzim penal për fillimin e ndjekjes penale ndaj 16 zyrtarëve të kategorive të ndryshme, për veprën penale të parashikuar në nenin 257/a i K.Penal "Refuzimi per deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive te personave te zgjedhur dhe nepunesve publike", në zbatim të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale: 6 zyrtarë të kallzuar për kundërvajtje penale të parashikuar në paragrafin e parë të nenit 257/a; 10 zyrtarë të kallzuar për veprën penale të parashikuar në paragrafin e dytë të nenit 257/a të K.Penal.

Masa administrative për vonesa në deklarimin e interesave private Inspektorati i Lartë ka aplikuar masën administrative "gjobë" për mosdeklarim periodik në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, të zyrtarit ose personi të lidhur me të, që mbart detyrimin për deklarim, ndaj 37 zyrtarëve.

(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›