Greqi- racizmi, Shkoder, studentet djegin flamurin grek
SHKODER- Studentët e universitetit Luigj Gurakuqi në qytetin e Shkodrës kanë protestuar sot ndaj videos skandal ku ushtarët greke lëshojnë thirrje antishqiptare në paradën e 25 marsit.
Sipas NEWS24 studentët janë mbledhur sot paradite pranë rektoratit të universitetit dhe më pas kanë marshuar me flamuj shqiptarë në duar deri në sheshin kryesor Luigj Gurakuqi.
Në shenjë proteste studentët kanë hequr flamurin grek nga grupi i flamujve të shteteve anëtare të NATO-s dhe më pas i kanë vënë flakën.
Studentët paralajmëruan se protestat nuk do të ndalet por dio të vazhdojë sot në kryeqytet. Sipas organizatorëve në orën 13.00 studentët kanë planifikuar të protestojnë para ambasadës greke.
Dy ditë më parë disa të rinj në qytetin e Burrelit dogjën flamurin grek në shenjë proteste. Një protestë e tillë u zhvillua dhe nga studentët e universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës.
(s.g/BalkanWeb)