Investimet, gjashtë ministri nën 25 për qind realizim
Pavarësisht rritjes kolosale të shpenzimeve deri mbi 63 për qind më shumë se viti i kaluar, të paktën gjashtë ministri rezultojnë dobët me planin vjetor. Shifrat e publikuara dje nga Ministria e Financave tregojnë se gjashtë dikasteret më të rëndësishme në vend regjistrojnë një realizim të shpenzimeve nën 25 për qind të planit vjetor. Ecuria i referohet fondeve me burime të brendshme, ndërsa investimet e huaja në total janë 60 për qind më pak. Nga këto të dhëna del përfundimi se ndërtimi i Durrës-Kukës ka rritur ndjeshëm investimet dhe jo ecuria e projekteve në shëndetësi apo arsim. Të dyja ministritë që mbulojnë këto fusha nuk kanë mundur të kapërcejnë planin. Për shtatë muaj të aktivitetit buxhetor, Ministria e Arsimit, ajo e Bujqësisë, Mbrojtjes, e Brendshme etj., nuk e kanë kapërcyer kufirin e 25 përqindëshit të investimit, madje ka edhe me realizim poshtë 9 për qind.
Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ka realizuar 21,14 për qind të investimeve me financim të brendshëm, kurse Ministria e Turizmit dhe Rinisë, vetëm 23 për qind, kur në fakt duhet të ishin të paktën 45 për qind. Ministria e Brendshme paraqitet më dobët, me realizim rreth 9.71 për qind.
Duke u ndalur konkretisht tek institucioni më i rëndësishëm, ai i Arsimit, investimet e bëra gjatë 7-mujorit të parë nuk ishin më shumë se 21 për qind. Më dobët paraqitet zëri "arsimi i mesëm" (profesional), ku nga 511 milionë lekë të planifikuara për t‘u investuar, janë shpenzuar vetëm 46 milionë lekë, me realizim 9 për qind, kurse "arsimi i përgjithshëm" ka konsumuar vetëm 27 për qind të fondeve. Ndërkohë, asnjë qindarkë nuk është shpenzuar për programin "fonde për shkencën", nga 330 milionë lekë të vëna në dispozicion.
Ministria e Shëndetësisë ka realizuar rreth 25 për qind të planit të investimeve publike me financim të brendshëm. Programi që zë peshën kryesore në investimet publike (80 për qind) është Shërbimi i Kujdesit Dytësor, i cili është realizuar në masën 26.5 për qind, për shkak të mosrealizimit të tenderimit për investimin në QSUT, me vlerë rreth 1 miliard lekë.