E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohen nga shtëpia, gjenden dy motrat e mitura

Dy motra, njëra adoleshente dhe tjetra minorene, ishin shpallur në kërkim pasi që prej katër ditësh ishin larguar nga familja. I ati, 50-vjeçari Ramazan Roçi, ka denoncuar pranë organit blu të Elbasanit largimin e dy vajzave të tij nga shtëpia pa lënë adresë. Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale, bëhet e ditur se pas denoncimit të të atit, është bërë e mundur gjetja e 2 vajzave, 17-vjeçares R.Roçi dhe 13-vjeçares R.Roçi, persona këto të shpallura në kërkim për largim nga banesa para tri ditësh. Të dyja motrat janë banuese në lagjen "Haxhias", Elbasan, e cila banohet nga komuniteti rom. Burime konfidenciale të policisë bëjnë të ditur se 17-vjeçarja ka pohuar që ishte larguar me të dashurin e saj dhe për të mbuluar largimin nga banesa kishte marrë me vete edhe motrën e vogël. Nga të njëjtat burime mësohet se policia nuk ka hapur ndaj tyre procedime penale, por pasi janë kryer veprimet procedurale, vajzat u janë dorëzuar familjarëve të tyre.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›