E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet, ministri Ruli vizitë në Uzinën e Ferrokromit

09/06/2009  Kompania austriake-ruse investime të konsiderueshëm në shumë prej 11. 5 milionë eurosh

Ankohen punëtorët: Procedurat doganore vonojnë procesin e punës

ELBASAN- Gjatë vizitës së tij në kompaninë që ka marrë në koncesion Uzinën e Ferrokromit në Elbasan ministri i Energjetikës, Genc Ruli, është njohur me investimet prej 10 milionë eurosh të bëra nga kompania për kapacitetin dhe teknologjinë. Ruli tha se kjo kopani tregon një realitet tjetër dhe është një variant i suksesshëm koncesioni. “Jemi këtu në kompaninë ACHR për të treguar se koncesionet e rëndësishme të këtyre katër viteve janë futur në rrugë të mbarë. Të gjithë e njohim historinë me shumë probleme të kompanisë Darfo, ndërsa tani kemi një realitet krejt tjetër. Kompania austriake-ruse ka bërë një investim të konsiderueshëm në shumë prej 11. 5 milionë eurosh duke bërë një investim të mençur sidomos duke pasur parasysh tregu botëror i mineraleve është në vuajtjen e krizës globale kjo është një intuitë e drejtë që investitori të investojë tani për t’i paraprirë ringjalljes së tregut të mineraleve që është në fund të fundit bazik. Brenda këtij viti kjo kompani do të realizojë edhe një investim tjetër prej 2-3 milionë eurosh për filtrat e kapjes së karbonit dhe ndotësve të tjerë. Në fund fundit është një investim i mbarë për Elbasanin. I pyetur mbi shqetësimin e punonjësve ministri Ruli tha se ai është thjesht problem procedural doganor. “Qeveria jep premtimin nisur nga rasti konkret se nëse në këto katër vjet që ne po i mbyllim. Lehtësuam përgjysmë malin e burokracive. Në katërvjeçarin që vjen do të bëhet e mundur që të gjitha procedurat do të jenë procedura që kryhen brenda disa orësh”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›