Memorial për mikpritjen e popullsisë çame nga vlonjatët
09/06/2009 Nga persekutimi grek
Përurohet në fshatin Dukat memoriali i ndërtuar si mirënjohje e popullit të kësaj zonë për pritjen, ndihmën dhe strehimin e popullsisë çame të ndjekur me dhunë nga shteti grek. Për inaugurimin e përmendores kanë marrë pjesë shumë banor të zonës Dukat, Tragjas, Orikum, qytetarë të Vlorës, si dhe komuniteti çam të kësaj zone dhe të ardhur nga Vlora. Të pranishmit që morën fjalën në këtë ceremoni përurim falënderuan biznesmenin z. Dashamir Tahiri, i cili me financimet e tij bëri të mundur ndërtimin e kësaj përmendore shumë të mirë. Përfaqësues të zonës Dukat- Tragjas si dhe të Orikumit kanë falënderuar komunitetin çam, shoqatën “Çamëria”, si dhe sponsorin, i cili me bujarin e tij bëri të mundur ndërtimin e kësaj përmendore në të cilën shkruhet falënderimi i tyre ndaj këtij komuniteti për ndihmën që u kanë dhënë komunitetit çam në kohën e shpërnguljes së tyre nga grekët. Ndërsa përfaqësues të komunitetit çam të shoqatës “Çamëria”, si dhe biznesmeni Tahiri kanë falënderuar dhe një herë komunitetin e kësaj zone për ndihmë që u kanë dhënë popullsisë çame në atë kohë të vështirë, Tahiri është shprehur se e ndjeja të nevojshme ndërtimin e këtij memoriali në këtë zonë si mirënjohje të popullsisë të kësaj zonë për mikpritjen dhe bujarinë që u kanë bërë baballarëve nënave dhe gjyshërve tanë në atë kohë shumë të vështirë për ta, kjo që kam bërë është shumë pak në krahasim me atë që kini bërë ju për popullsinë çame në atë kohë të vështirë, ku shumë prej tyre u vranë u therën dhe masakruan nga Shovinistët grek, ku nuk kursyen as dhe foshnjat në barkun e nënave, ju me bujarin tuaj strehuat u dhatë bukë dhe ujë, i morët në shtëpitë tuaja ne u jemi mirënjohës për gjithë jetën këtij komuniteti ka përfunduar Tahiri. Banorë të moshuar kanë treguar moment prekëse, të cilat kanë treguar moment të ardhjes së çamëve në zonën e Dukatit –Tragjasit dhe Orikumit, si ishin masakruar, pa ngrënë bukë dhe pa pirë uji prej disa ditësh gjatë udhëtimit për në Shqipëri, si u strehuan në këtë zonë dhe bashkëjetesa e përbashkët në mënyrë të shkëlqyer prej shumë vitesh, e më pas krushqit midis njëri-tjetrit. Ndërsa të moshuarit çam të kësaj zone kanë treguar momentet tragjike të masakrimit nga grekët si dhe mikpritjen e shkëlqyer që ju bënë vëllezërit e zonës Dukat, Tragjas dhe Orikum, ata kanë falënderuar dhe një herë këtë komunitet mikpritës.