Oficeri i policisë kapet me drogë
09/06/2009 Në pranga edhe 2 shqiptarë të tjerë
Një oficer shqiptar i policisë dhe dy bashkëkombës të tij u kapën me një sasi të madhe droge. Nga burimet policore mësohet se të prangosurit, mes të cilëve edhe një oficer policie në aeroportin e Rinasit, janë kapur në Stamboll në kushtet e flagrancës, duke transportuar një sasi droge, masa e së cilës nuk bëhet e ditur. Nënkomisar Altin Murra, i diplomuar në akademinë policore turke, u kap së bashku me dy bashkëkombësit e tij, Burhan Markeci nga Dibra, 39 vjeç dhe Nalton Jacaj nga Tirana, i moshës 35 vjeç. Sipas të dhënave paraprake nga policia, të prangosurit ishin duke udhëtuar me një maune transportuese mallrash, shofer i së cilës ishte Burhan Markeci. Bëhet e ditur se ata janë kapur pas përgjimeve telefonike nga ana e policisë turke.