Berisha: Investimet e mëdha - metër për të matur madhështinë e vendit
09/06/2009 Përurohet fillimi i punimeve të hidrocentralit në kaskadën e Devollit
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ndërtimi i hidrocentralit në kaskadën e lumit Devoll përbën gurin e themelit të strategjisë së qeverisë së tij “Shqipëria superfuqi energjetike në rajon”. Duke folur në përurimin e fillimeve të punimeve të këtij hidrocentrali, investim i kompanive prestigjioze austriake, shefi i ekzekutivit vlerësoi këtë ngjarje si një ndër më madhoret në historinë e vendit, e cila përveçse një përfitimi të konsiderueshëm në fushën energjetike, do të bëjë të mundur punësimin e mijëra qytetarëve, nga të cilët pesë mijë punëtorë direkt në frontin e punës dhe rreth tri mijë të tjerë ndihmës. Duke vlerësuar projektin e realizuar nga dy prej kompanive më prestigjioze në fushën e hidroenergjisë si një kryevepër të ndërtimit në llojin e vet, Berisha siguroi se investime të përmasave të tilla do të gjejnë mbështetjen e plotë të qeverisë vendore dhe asaj qendrore. “Për një komb, sado i zhvilluar të jetë ai, investimi prej 1 miliard eurosh është shumë i rëndësishëm. Dhe kjo përbën një ditë të shënuar. Për ne shqiptarët investimet e mëdha përbëjnë metrin më të saktë për të matur madhështinë e këtij vendi dhe historisë tonë”, - tha ai. Ai vuri theksin në investimet e mëdha në Shqipëri, si parku energjetik në Lezhë, një investim prej 1.2 miliard euro, fillimin e punimeve për hidrocentralin e Ashtës, investim prej 160 milionë euro. “Sot (dje) në një hark kohor trijavor ne inaugurojmë gjigantin e Shqipërisë, Ballkanit dhe Evropës, projektin më të madh energjetik aktual në kontinentin tonë. Shqipëria, vendi që 18 vjet më parë renditej e treta në botë si vendi më i varfër, më e varfra në planet, ndërsa në vitin 2008–2009 kryeson rritjen ekonomike në Evropë. Shqipëria, e cila 18 vjet më parë i kishte të ndaluara me Kushtetutë investimet e huaja, vetëm në harkun kohor të gjashtë muajve të fundit ka firmosur kontrata koncesionare rreth 5,6 miliardë euro”, - deklaroi Kryeministri Berisha. Duke folur mbi investimet në vend, ai tha se pas kaskadës së Devollit është kaskada e Vjosës, e Osumit, e Shkumbinit, Skavica dhe dhjetëra hidrocentrale të tjera. Sipas tij, këto investime erdhën si rrjedhojë e klimës dhe kushteve pozitive të krijuar nga qeveria për investitorët e huaj. “Taksa e sheshtë prej 10 për qind dhe lehtësira të tjera tarifore, zhdukja e barrierave burokratike, kanë bërë që Shqipëria të renditet e para në rajon për investimet e huaja”, - tha Berisha.
Guvernatori austriak
Guvernatori i landit të Austrisë së Poshtme Erwin Pröll, u shpreh se kjo ceremoni shënon në bashkëpunimin me Kryeministrin Berisha një hap të ri dhe një faqe të re në historinë energjetike të Shqipërisë. Ai vlerësoi se “puna e qeverisë suaj është dëshmia më e mirë për suksesin e Republikës së Shqipërisë”.
Projekti
Në kaskadën e lumit Devoll do të ndërtohet hidrocentral me një kapacitet të instaluar në rajon prej 320 megavat. Projekti me vlerë rreth 1 miliard euro do të mundësojë prodhimin afërsisht të 1000 Gwh energji të rinovueshme, e cila do të rrisë prodhimin aktual të energjisë elektrike në Shqipëri me rreth 20%.