Investimet ngecin sërish
Problemi i hershëm i qeverive shqiptare për të shpenzuar në kohën e duhur dhe me efektivitet paratë e mbledhura nga taksat sa vjen e rëndohet. Qeveria, edhe këtë vit, po tregohet e ngathët dhe nuk ka mundur që të menaxhojë rritjen e të ardhurave për të bërë më pas më shumë investime publike. Ministri i Financave, Ridvan Bode, pranoi se për tremujorin e parë, realizimi i investimeve publike ka qenë në nivele dukshëm më të ulëta se sa ishte parashikuar në buxhet. "Shpenzimet publike janë realizuar në masën 53 miliardë lekë, nga 64. 7 miliardë lekë të programuara. Pra ka një pakësim prej rreth 18% në krahasim me programin, ndonëse janë rreth 8.9% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar", tha Bode. Kreu i Financave nuk ka pranuar të japë shifrën e saktë të realizimit të shpenzimeve kapitale, që janë dhe zëri më i rëndësishëm dhe problematika e investimeve, por ka lënë të kuptohet se është pikërisht ky zë, që menaxhohet drejtpërdrejtë nga Ministria e Punëve Publike, ai që shfaq problemet më të mëdha. "E rëndësishme është që niveli i shpenzimeve për investimet publike vijon të mbetet në parametra jo në përputhje me objektivat e mëdha që kemi këtë vit për investime, pasi dihet se vëllimi në total i investimeve për këtë vit është më i larti historik, shkon deri në 10% të PBB-së dhe kërkon që fondet e akorduara për investimet publike të mund të shpenzohen në mënyrë ritmike", vijoi më tej Bode.
Shqetësimi i Bodes
"Këtë vit jemi në të njëjtin nivel me 2007-n, ndërkohë që kemi një program më ambicioz për vitin 2008. Sidoqoftë, tejkalimi i të ardhurave në buxhet, gjithnjë e më shumë do të rrisë presionin për të vijuar investimet publike sipas programit", tha Bode. Investimet publike janë rruga kryesore me të cilën qeveria rishpërndan paratë e mbledhura nga taksat. Mosrealizimi i tyre bën që tregut t‘i mungojnë para, çka ndikon direkt dhe rritjen ekonomike të vendit. E thënë ndryshe, nëse një qeveri nuk realizon 100 milionë dollarë nga investimet e parashikuara, atëherë tregut do t‘i mungojnë 100 milionë USD, të cilat mund të prodhonin punësim dhe para të tjera, por qëndrojnë të fjetura në arkën e qeverisë.
Eficenca
Vitin e kaluar, qeveria u detyrua që për të kryer shpenzimet e parashikuara në buxhet, të disbursojë vetëm në muajin dhjetor mbi 24 miliardë lekë ose rreth 300 milionë USD. Kjo shifër përbënte më shumë se 42.3% të totalit të investimeve publike për vitin 2007, çka ngriti shumë pikëpyetje mbi cilësinë e tyre. Por për këtë vit, shuma e investimeve publike është më e madhja e parashikuar ndonjëherë në Shqipëri, gati 1.3 miliardë USD. Nga këto mbi 600 milionë USD janë parashikuat për investime në infrastrukturë, duke e vënë qeverinë përballë një testi shumë të fortë, nëse do të arrijë apo jo t‘i shpenzojë me eficencë dhe në afatet e caktuara këto fonde. Ministri i Financave lëshoi dje alarmin, duke i dhënë indirekt një mesazh edhe kolegut të tij Olldashi, se në një vit kur janë duke u realizuar projekte gjigande si rruga Durrës-Kukës, apo dhe investime të tjera disa qindra milionë USD, qeveria nuk mund t‘i lejojë vetes luksin e mosrealizimit.