Nikeli, pasuria që sfidon naftën
Pasuritë natyrore të Shqipërisë janë të konsiderueshme dhe do të mjaftonte shfrytëzimi me efektivitet i disa prej tyre që Produkti i Brendshëm Bruto në vend të trefishohej ndoshta dhe katërfishohej brenda një periudhe 20-vjeçare. Shqipëria nuk është e pasur vetëm në naftë apo krom. Një studim i fundit, i kompanisë angleze "European Nickel", që ka marrë lejen për kërkime dhe zbulim në rajonin e Devollit nga qeveria shqiptare, ka arritur në përfundimin se rezervat e nikelit në këtë rajon arrijnë në 36 milionë tonë me një përmbajtje prej 1.2 për qind nikeli të pastër. Ndonëse konstatimet për rezerva të konsiderueshme të nikelit në rajonin e Trebickës datojnë që nga koha e komunizmit, Shqipëria ka arritur të shfrytëzojë vetëm një pjesë të vogël të këtyre pasurive për shkak të investimeve të mëdha që kërkoheshin. Por së fundmi, po vihet re një interes mjaft i madh i kompanive të huaja, të cilat nga kërkimet e tyre kanë konstatuar se zona juglindore e vendit ka rezerva të mëdha të nikelit. Sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, minerali i nikelit në Shqipëri ndodhet kryesisht në rajonet e Devollit, Pogradecit, Librazhdit dhe Kukësit. Në vendburimet e hekur-nikelit të rajonit Pogradec e Librazhd, përmbajtja e nikelit është e ulët, rreth 0.8-1.1% dhe trajtohen për nikel, në varësi të konjukturës së tregut. Vendburimet përbëhen nga tipat xeherorë të nikelit silikat dhe xeherorë të hekur-nikelit
Rezervat
Sipas studimeve në zonën e Trebickës gjenden rreth 110 milionë tonë rezerva nikeli. Aty janë të përqendruara tashmë disa kompani, të huaja dhe një shqiptare, të cilat janë duke kryer studime intensive. Për rajonin e Devollit, lejen e ka shoqëria angleze, "European Nickel", e cila tashmë ka mbaruar edhe studimin e fizibilitetit. "Këtë muaj besojmë se do të marrim dhe aprovimin e bordit të drejtorëve të shoqërisë për të filluar studimin e fizibilitetit", thotë Spartak Kasapi, drejtori i "European Nickel" për kërkimet në Shqipëri. Studimet paraprake kanë arritur në përfundimin se rezervat e rikuperueshme të nikelit në rajonin e Devollit janë gati 28 milionë tonë me një përmbajtje prej 1.2 për qindësh. Në bazë të llogarive është konstatuar se ky rajon ka mbi 300 mijë tonë rezerva nikeli të pastër. Kjo konfirmohet edhe nga vetë shoqëria angleze, e cila në raportin vjetor për vitin 2007 thekson se projekti për zonën e Nikelit ka një potencial prodhimi prej 15 mijë tonësh nikel të pastër për 20 vitet e ardhshme. Nga një përllogaritje e thjeshtë del se me çmimet e sotme, 300 mijë tonë nikel i pastër kapin një vlerë prej gati 8 miliardë dollarësh. Kjo shifër është e barabartë me 80 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë.
Devolli
Shoqëria angleze synon që pasi të përfundojë fazën e kërkimit, për të cilën ka dhe lejen përkatëse të qeverisë të kërkojë shfrytëzimin e këtyre rezervave. Sipas planit paraprak vënia në punë e minierës së Devollit kërkon një investim prej gati 300 milionë dollarësh. Vendimi për të nisur punën do të saktësohet menjëherë pas kryerjes së studimit të fizibilitetit nga ana e shoqërisë. Vetë kompania ka pranuar se të ardhurat e pritshme vjetore pas vënies në punë të minierës do të jenë 150 milionë USD. Synimi i shoqërisë angleze "European Nickel" është që të mos kufizohet vetëm në nxjerrjen e nikelit, por të ndërtojë dhe një fabrikë për përpunimin e tij. Synimi është që nikeli të eksportohet me një përmbajtje prej 35 për qind, nga 1.2 që nxirret nga toka. Në planin paraprak është vlerësuar se fillimi i punës dhe ngritja e fabrikës do të hapin 600 vende pune në zonën e Devollit.
Tabela Rezervat e nikelit në Devoll
(milionë tonë)
Sasia Pastërtia
Nikel silikat 36.5 1.2%
Hekur nikel 26.8 1.07%