Investimet publike në vitin 2008 u realizuan në masën 108 për qind

MPPTT hedh poshtë akuzat e pabaza të nënkryetarit të grupit parlamentar të PS-së
“Erjon Braçe, nënkryetari 1 euro, shpif mbi investimet në Lushnjë, nuk ka qenë aty që nga koha kur ishte koordinator i Bandës së Aldo Bares”
TIRANE - Ministria e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit ka hedhur dje poshtë akuzat e zyrtarëve socialistë në lidhje me investime publike në infrastrukturë. “Nënkryetari 1 euro i Grupit Parlamentar të Partisë së Bashkisë, doli dhe mashtroi publikisht për çështjen e investimeve në infrastrukturë. Zotëria e tij pretendoi që ka mos realizime në investimet në punët publike dhe çelje investimesh për qëllime elektorale.
MPPTT i bën të ditur opinionit publik se investimet publike në vitin 2008 janë realizuar në masën 108 për qind, ndërsa në ujësjellës 96 për qind. Nuk ka asnjë projekt që nuk mbulohet me financim dhe asnjë financim nuk bëhet për qëllim elektoral por bëhet për
t’i shërbyer qytetarëve Zotëria e tij përmendi rrugën Lushnje - Fier dhe tha që paska mbetur pa mbaruar. Me sa duket Zotëria nuk shkon në Lushnjë që nga koha kur ishte koordinator i Bandës”, thuhet në reagim e djeshëm zyrtar të MPPTT, duke iu referuar akuzave të deputetit socialist, Erion Braçe.
Sipas zyrës së shtypit të kësaj ministrie rruga Lushnjë - Fier është tërësisht e përfunduar dhe pret vetëm të inaugurohet.
“Mjafton ky fakt për të kuptuar se cila është e vërteta. Vlerësimi për punën edhe ne edhe Partisë së Bashkisë do t’ja bëjnë qytetarët shumë shpejt”, përfundon reagimi për mediat.