E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Japoni, vdesin 57 vetë

27/04/2005  Një tren urban plot me njerëz u përplas sot me një pallat banimi, pranë qytetit të Osakës në Japoninë Perëndimore, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 57 personave dhe plagosjen e më shumë se 400 të tjerëve.

Në momentin e aksidentit treni me shtatë vagonë kishte 550 pasagjerë. Ai doli nga shinat në orët e mëngjesit me trafik të dendur në një zonë urbane rreth 400 kilometra nga Tokioja. Vagonat e parë të trenit u dëmtuan rëndë, kur u përplasën në ndërtesë. Ekipet e shpëtimit punuan për orë të tëra në përpjekje për nxjerrjen e pasagjerëve të bllokuar në vagona. Nuk ka ende njoftime se sa kalimtarë të rastit dhe banorë të pallatit janë mes viktimave. Autoritetet, ndërmjet të tjerash, po hetojnë shpejtësinë e trenit dhe sistemin e frenimit. Ky është aksidenti më i rëndë në Japoni, në më shumë se 4 dekada. Trenin e kontrollonte një makinist 23-vjeçar, me më pak se një vit përvojë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›