E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kushtetuta, Schrëder dhe Chirac kërkojnë mbështetje

27/04/2005  Në kohën kur duket se francezët do ta refuzojnë kushtetutën evropiane, kancelari gjerman, Gerhard Schrëder është takuar në Paris me presidentin, Jacques Chirac. Të dy morrën shkas nga takimi i pestë i këshillit të ministrave, si dhe 50-vjetori i dhomës gjermano-franceze të tregtisë dhe industrisë, për të kërkuar përkrahjen e kushtetutës. Në mbledhjen e dy kabineteve dhe grupeve të përbashkëta të punës do të shtjellohet politika e përbashkët industriale, projekte në teknologjinë e informacionit, biomedicinës si dhe çështje të sigurisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›