E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inzaghi: Alessia Ventura, dashuria ime

Pak fjalë, por të qarta dhe pa mëdyshje. Filippo Inzaghi tashmë nuk ka më asnjë dyshim.

“Nuk isha dashuruar kurrë më parë, por ja që ndodhi tani”- ka thënë ai pa u sikletosur nga deklarata e fortë që ka bërë në sy të të gjithëve.

Sulmuesi i Milanit në një intervistë ekskluzive për revistën “Chi” flet për herë të parë për lidhjen e tij të re me Alessia Ventura, 28-vjeçaren, të njohur në spektaklin Passaparola.

E përjavshmja ka publikuar fotot e çiftit gjatë pushimeve të kaluara së bashku në Cap d'Antibes.

“Ka një jetë që ëndërroja një vajzë si kjo. Alessia ka gjithçka që unë kërkoj tek një person dhe tashmë unë e kam gjetur”- ka rrëfyer Inzaghi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›