E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furgoni përplaset me makinën, 4 të plagosur

Laç- Katër persona kanë mbetur të plagosur kur automjetet me të cilat udhëtonin u përplasen me njër-tjetrin. Ngjarja ndodhi pak më parë në aksin rrugor Fushë Krujë-Kurbin, ndërkohë që mes të plagosurve është edhe një fëmijë 8-vjeç.

Sipas burimeve të policisë rrugore që ka shkuar në vendin e ngjarjes një furgon është përplasur me një makinë tip Opel.

“Një furgon me targa të Laçit, LA 6643 A u përplas me një automjet tip Opel

me targa të huaja në afërsi të Laçit”- thanë burimet policore.

Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur tre pasagjerë të furgonit dhe vetë drejtuesi i makinës.

Burimet policore bëjnë me dije se të plagosur mbetën Gjergj Shpani, 53-vjeç dhe bashkëshortja e tij, 43-vjeçare. Së bashku me ta u dëmtuar rëndë ehde një fëmijë 8-vjeçar, Franko Preçi.

Këta janë transportuar në spitalin e Laçit dhe po mbahen në trajtim intensiv, por duket se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në gjendje kritike ndodhet drejtuesi i makinës me targa të huaja, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Tiranës.

Ende nuk janë përcaktuar shkaqet e aksidentit, për të cilat policia thotë se do të priten përgjigjet e ekspertizës të bërë ne vendin e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›