SHBA/ 8-vjetori i Guantanamos, protesta para Shtëpisë së Bardhë
Dhjetëra protestues u grumbulluan jashtë Shtëpisë së Bardhë të hënën me rastin e përvjetorit të tetë të burgut ushtarak në gjirin e Guantanamos, në Kubë. Disa nga protestuesit ishin veshur me uniformat e të burgosruve, ndërsa u rreshtuan në një linjë përballë shtëpisë së bardhë përpara se të zhvillonin një konferencë për shtyp në "National Press Club". Protestuesit i adresuan kritika presidentit amerikan Obama, i cili ka premtuar më herët se do ta mbyllte këtë burg. "Ne jemi këtu për të mbajtur një pasqyrë për administratën Obama, me shpresën se ajo që do të reflektohet në të, të mos jetë vazhdimi i punës së administratës Bush- tha zëdhënësja e grupit "dëshmitarët e torturave" Frida Berrigan. Ndërsa të tjerë përfaqësues të grupeve për të drejtat e njeriut thanë se zhvendosja e të burgosurve të Guantanamos në burgJe të tjera, nuk do ta zgjidhë çështjen se shumë prej tyre po mbahen të ndaluar pa të drejtë dhe se për disa, nuk janë zhvilluar fare procese gjyqësore.